Shqetësuese, kanë vdekur 90 migrantë nga Pakistani

Ogranizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) thotë se ka shqetësime se së paku 90 vetë kanë humbur jetën, pasi anija e tyre është fundosur në Detin Mesdhe.

“Së paku 90 migrantë raportohet se janë fundosur, kur anija e tyre është zhytur në begun e Libisë këtë mëngjes”, thuhet në deklaratën e sotme të IOM-it.

Dy persona kishin mbijetuar duke notuar, ndërsa një ishte shpëtuar nga një anije e peshkatarëve.

Sipas të mbijetuarve, shumica e personave në anije ishin nga Pakistani.

IOM shumë herë ka tërhequr vërejtjen për rreziqet ekstreme me të cilat ballafaqohen migrantët, që përpiqen të arrijnë në Evropë, nëpër të ashtuquajturën rrugë qendrore të Mesdheut, e cila e lidh Libinë me Italinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button