Si të jeni e mrekullueshme për partnerin tuaj

Zbuloni sekretet e joshjes nëpërmjet disa metodave mjaft të thjeshta që do t’ua tregojmë. Përmirësoni aftësitë tuaja joshëse, bëjeni partnerin tuaj të ndjehet i lumtur në praninë tuaj.

1. Besoni më shumë në vetvete

Djemve ju pëlqejnë lavdërimet, në qoftë se ju e komplimentoni për karakterin, atëherë  keni gjetur rrugën për në zemrën e tij. Ajo që duhet të bëni është ta lini partnerin të shkëlqejë në atë që di të bëjë më së miri dhe ta dëgjoni më vëmendje.

2. Lejojeni atë të kujdeset për ju

Lejojeni partnerin të kujdeset për ju, duke treguar karakterin e tij të fortë prej mbrojtësi; duke ju ndihmuar të zgjidhni ndonjë problem, si dhe duke ju ndihmuar në zgjedhjet e planeve të së ardhmes. Besojeni apo jo, kjo është një nga gjërat kryesore që e bën një burrë të bjerë në dashuri me një femër.

3. Qëndroni e mrekullueshme gjithmonë

Rifreskoni garderobën dhe pamjen tuaj me aksesorë atraktivë. Ruani aftësinë tuaj për të qenë një person rrezëllitës dhe gjithmonë surprizues. Jini gjithmonë misterioze, duke e bërë partnerin të kuptojë se të qënurit pjesë në jetën tuaj është gjithmonë zbavitëse.

4. Zgjidhni problemet me pozitivitet 

Nëse arrini të zgjidhni situatat problematike me një sens humori, është mëse e sigurtë që ai do bjerë në dashuri me ju. Djemtë i adhurojnë vajzat që i bëjnë të ndjehen rehat dhe kanë humor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button