Shekerinska: Maqedonia respekton qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për transformimin e FSK-së  në FAK

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska sot ndodhet për vizitë njëditore në Republikën e Kosovës ku është pritur me një ceremoni ushtarake, pas së cilës ka mbajtur një konferencë për shtyp me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Në konferencë Shekerinska theksoi se plani ynë i bashkëpunimit është që të punojmë bashkë në aspektin akademik ushtarak.

Ajo tha se dy qeveritë janë të përcaktuara për ndërtimin e marrëdhënieve të mira shoqërore.

“Pres që ne vitin 2018 te nënshkruajmë planin tonë të bashkëpunimit. Qeveria e re e Maqedonisë ka prioritet anëtarësimin në NATO dhe fqinjësinë e mirë. Se kemi bashkëpunim të mirë e tregon fakti që kemi atashe që mbulon edhe Kosovën . Puna e fqinjëve është të ndihmojnë e jo të bëjnë mrekulli. …. Sa i përket anëtarësimit te Kosovës në NATO, e përkrahim qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare. Duhet pasur parasysh gjendja e ndjeshme në rajon. Ne si fqinjë të mirë nuk do të përzihemi në këtë çështje”, tha ndër të tjera ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska-Jankovska.

Shekerinska e pyetur nëse Maqedonia mbështet transformimin e FSK-së në ushtri tha se ajo mbështet qëndrimin e BE-së në lidhje me këtë çështje.

“Bashkëpunimi ynë sidomos në arsimin ushtarak është i frytshëm. Plani ynë është që të vazhdojë arsimimi ushtarak. Pres që nga ky muaj të nënshkruajmë edhe planin për bashkëpunim të dy shteteve tona”, tha ajo.

Ndërsa, ministri Berisha falënderoi ministren e Maqedonisë, Shekerinska dhe tha se takimi me ministren ishte shumë miqësor, raporton “Zeri.info”.

“Takimi ishte shumë miqësor. Biseduam për objektivat dhe të arriturat tona. Po ashtu, biseduam edhe për bashkëpunimin e mirë që e kemi më Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë”, tha ai duke shtuar se synimi i FSK-së është anëtarësimi në NATO.

Siç është paralajmëruan Shekerinska do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button