Muizhnieks: Autoritetet e Maqedonisë duhet të zbatojnë politika që nxisin integrim

Komisari për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Nills Muizhnieks, sot në konferencë për shtyp theksoi se autoritetet e Maqedonisë duhet të zbatojnë politika që nxisin integrim dhe mirëkuptim mes bashkësive etnike dhe të promovojnë kohezion social, njëkohësisht duke e mbrojtur diversitetin.

Muizhnieks, i cili është për vizitë pesëditore në Maqedoni, tha se Marrëveshja e Ohrit i ka dhënë fund konfliktit në vitin 2001 dhe solli deri te ndryshimet në rajone të caktuara, si përfaqësimi juridik i bashkësive, decentralizimi dhe përdorimi i gjuhëve, por, megjithatë kohezioni social nuk është arritur.

“Shoqëria e Maqedonisë mbetet thellë e ndarë sipas bazave etnike dhe gjuhësore dhe koha e fundit është që liderët politik të mendojnë strategji për integrim të tejkalimit të këtyre ndarjeve”, konsideron komisari për të drejtat e njeriut.

Atmosfera e përgjithshme lidhur me të drejtat e njeriut në Maqedoni, sipas Muizhnieks, është pozitive, ndërsa Qeveria dërgon shumë porosi të inkluzivitetit.

“Tani është koha të hapet debat se ku e shikoni vendin tuaj në afat të gjatë dhe lidhur me integrimin dhe inkluzivitetin”, tha komisari për të drejtat e njeriut.

Fëmijët në Maqedoni, sipas tij,  vonë fillojnë t’i mësojnë gjuhët e bashkësive të tjera. Për shembull, potencoi ai,  fëmijët shqiptarë gjuhën maqedonase fillojnë ta mësojnë madje në klasën e katërt, ndërsa nëse dikush nga fëmijët maqedonas dëshiron ta mësojë gjuhën shqipe atë do të mund ta bëjë nga klasa e gjashtë.

“Madje edhe kur fëmijët dëshirojnë t’i mësojnë gjuhët e njeri-tjetrit nuk ekziston hapësirë për këtë. Çështja që shpesh e kam parashtruar ishte atëherë këta fëmijë në cilën do të komunikojnë midis njëri-tjetrit në të  ardhmen. Përgjigjen nervoze që shpesh e marr ishte angleze, por nuk besoj se kjo do të jetë kështu” tha përfaqësuesi i lartë i KE-së.

Komisari vlerëson se duhet të vazhdojnë projektet që fëmijët të përzihen mes vete, por apeloi që të përpunohen politika më sistematike dhe afatgjate që ta shmangin ndarjen mes fëmijëve nga bashkësitë e ndryshme etnike në sistemin arsimor.

“Të gjithë fëmijët të mësojnë gjuhën maqedonase, ndërsa e njëjta të vlejë edhe për gjuhët e tjera joshumicë në sferat ku grupet e tilla jetojnë në numër të konsiderueshëm”, tha Muizhnieks.

Komisari për të drejtat e njeriut të KE-së, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve me të cilin avancohet përdorimi i gjuhës shqipe, tha se ka dëgjuar shumë vlerësime të ndryshme për këtë tekst dhe se për momentin ai paraqet ndarje kyçe mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Në pritje jam të mendimit të Komisionit të Venecias, thotë ai, por ai jep vlerësim të kushtetutshmërisë së ligjit, pasi që ai u miratua, e jo paraprakisht siç është praktika e zakonshme, ndërsa nuk do ta vlerësojë kohezionin social dhe inkluzivitetin dhe nëse i përmirëson marrëdhëniet ndëretnike.

Nuk kam problem me masat e orientuara drejt mundësive që njerëzit ta ruajnë dhe ta mbrojnë identitetin e tyre. Dhe duket se këtu është përqëndrim i madh këto vite. Por ajo që do të dëshiroja ta shoh është kujdesi i barabartë i integrimit, i vlerave të përbashkëta, i vizionit të përbashkët që do ta udhëheqë këtë vend në të ardhmen. Ka shumë njerëz që vlerësojnë se ky ligj i ri për gjuhët nuk e bën këtë”, tha Muizhnieks.

Komisari për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës tha se nuk i ka vizituar të burgosurit lidhur me ngjarjet dhe dhunën më 27 prill në Parlament. Tha se persona të tjerë nga Këshilli i Evropës i kanë vizituar dhe se kushtet në burg janë të këqija. Kjo çështje është ngritur në Parlament ku janë potencuar konkluzionet e avokatit të popullit në raport të ndjekjes së procedurave. Ai potencoi  se masa e paraburgimit nuk duhet të shfrytëzohet si dënim, por vetëm nëse ekziston ndonjë rrezik.

Lidhur me çështjen për emrin, ai tha se u potencua në takimet në Parlament, por kjo është jashtë mandatit të tij, pasi është çështje politike.

“Por ndjej mjaft frustracion që kjo çështje po tërheq shumë vëmendje dhe e pengon Maqedoninë t’i realizojë qëllimet e saj. Dhe shpresoj se do të zgjidhet në një të ardhme të afërt që të mund të kalojë edhe në sende të tjera”, tha komisari për të drejtat e njeriut të KE-së.

Si një nga shembujt pozitivë, Muzhnieks potencoi angazhimin kundër diskriminimit dhe për përforcimin e Komisionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button