Reformat në gjyqësor: formimi i këshillit të “Zaevit”, reagon ministri Saliji!

Formimi i Këshilit të ri që do të ndjek zbatimin e e strategjisë së realizimit të reformave në gjyqësor me të cilin do të udhëheq kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sipas ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji erdhi pasi që si Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria kanë vlerësuar se hapi i ardhshëm i reformave në gjyqësor është i ndjeshëm, dhe realizimit i tyre duhet të shkojë në nivel më të lartë, transmeton Portalb.mk.

“Në bashkëpunim dhe konsultim të ngushtë kemi vlerësuar se Këshilli për Reformat në Gjyqësor, i cili ishte në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, me sukses e ka kryer punën. Kemi vlerësuar se është koha që për shkak të ndjeshmërisë së procesit dhe rëndësisë së procesit reformues ky trup të marrë vlerë politike në nivel më të lartë”, tha Saliji.

Sa i takon pakënaqësive të disa prej anëtarëve të Këshillit të “Salijit” të cilat në opinion ngjallën dyshime për cilësinë e punës së këtij Këshilli, Saliji sërish të njëjtat i vlerësoi si qëndrime personale.

“Këshilli numëroi 27 anëtarë, nga ku vetëm tre individë shprehën pakënaqësi dhe të njëjtat i cilësoj si qëndrime personale”, tha Saliji.

A mund të presim reforma në gjyqësor me persona të inkriminuar?!

Ndërkaq meqë me Këshillin e ri, simotër të “Salijit”, do të udhëheqë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ky i fundit njoftoi se pjesë e këtij Këshilli do të jenë kryetarët e gjykatave të Shkupit, prokurorive publike si dhe e Prokurorisë Speciale Publike.

“Kur bëhet fjalë për implementim dhe realizim, sipas meje dhe kjo vjen sepse unë jam konsultuar me ekspertë juridik, se duhet të jenë njerëz që njohin praktikën. Me shumë gjasë në atë këshill do të hyjë kryetari i Gjykatës Supreme dhe Gjykatën Themelore Shkupi 1, me shumë gjasë do të hyjë edhe kryetari i Prokurorisë Publike, do të hyjë edhe kryetarja e Porkurosë Speciale Publike, edhe nga njësitë apelative, me shumë gjasë do të ketë edhe përfaqësues të Këshillit Gjyqësor, kryetari i Odës së Avokatëve dhe i Shoqatës së Gjykatësve. Do të jenë edhe njerëz që njohin përvojën, ku do të ndihmojnë edhe aktivistë qytetarë, profesorë dhe ekspert juridik”, tha Zaev.

Në lidhje me përfshirjen e gjykatësve paraprak në Këshillin e ri,të cilët në opinion njihen si me “duar të përgjakura” dhe që janë të afërt me pjesëtarë të pushtetit të kaluar, partisë VMRO-DPMNE-së, pjesëtari i Shoqatës së Gjykatësve të Maqedonisë, Xhemali Saiti tha se gjykatës tjerë nuk mund të marrim nga diku dhe se kahja e reformave do të varet nga politika e qeverisë.

“Këto janë gjykatësit, ne nuk mund të presim gjykatës të tjerë dhe të marrim nga diku tjetër. Kahja e reformave do të varet kryesish nga politika e qeverisë, ne do të propozojmë orientimin tonë të caktuar dhe do të ngelemi të shohim se si do të pranohen  nga ana e qeverisë”, tha Saiti.

Megjithatë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një deklaratë të dhënë ditë më parë, lë të nënkuptohet se mund të pritet ndryshim i udhëheqësve gjyqësorë.

“Shkojmë në vendosjen e funksioneve si: kryetar i gjykatës, kryetar i Prokurorisë, apo ngjashëm. Për mua, duke filluar nga Zoran Zaev dhe deri te cilido funksionarë gjithçka është përkohshme dhe e ndryshueshme”, tha Zaev.

Përndryshe, në Maqedoni kemi kryetar të ri të Prokurorisë Publike i cili u emërua pas gjashtë muajsh formim të Qeverisë, Lubomir Joveski që erdhi në vendin e Marko Zvërlevskit që në opinion u njoh si “prokuror me duar të përgjakura”. Në të njëjtën vijë të vlerësimit sikurse Zvërlevski është edhe kryetari aktual i Gjykatës Supreme në Shkup, Jovo Vangellovski i cili është edhe kumbar i ish kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë tash deputet i VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanoski. Vangellovski në opinion u aktualizua me parregullsitë që dolën në lidhje me sistemin AKMIS për të cilin Prokuroria Publike ka hapur procedurë hetimi.

Edhe Vangellovski e Karaxhovski këshilltarë për reformat në gjyqësor?! Ja çfarë thotë Zaev

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button