Përplasen dy helikopterë të ushtrisë franceze, pesë të vdekur

Të paktën pesë persona kanë gjetur vdekjen pasi dy helikopterë të ushtrisë u përplasen pranë një liqeni në Francën jugore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për helikopterët ushtarakë francezë që i përkisnin një stërvitje të fluturimit të ushtrisë, të cilët u rrëzuan afër Saint-Tropez të premten në mëngjes.

“Helikopterët u përplasën. Në njërin ishin tre persona dhe në tjetrin dy, të gjithë janë të vdekur”, tha një zyrtar i policisë në qytetin e afërt të Brignoles, duke shtuar se një trup kishte ende për t’u gjetur nga rrënojat.

Hetuesit thanë se rrethanat e rrëzimit, në liqenin Carcès në rajonin juglindor të Varit, ende janë të paqarta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button