Ahmeti takon eurodeputetët: Koha për zgjidhje është tani 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka takuar eurodeputetët Viktor Bostinaru dhe Tanja Fajon, nënkryetar të grupit socialdemokrat në parlamentin evropian, si dhe Tonino Picula, raportues në hije për Maqedoninë në Parlamentin Evrooian.

Ahmeti dhe tre eurodeputetë kanë diskutuar për çështje të interesit të ndërsjellë, integrimin euro-atlantik, fqinjësinë e mirë dhe reformat.

“Grupi socialdemokratik në parlamentin evropian është shprehur në përkrahje të plotë të agjendës së shumicës parlamentare dhe qeverisë reformuese duke u vënë tërësisht në dispozicion për ta ndihmuar Maqedoninë dhe rajonin. Ahmeti mirëpriti gatishmërinë e eurodeputetëve dhe tha që muajt para nesh janë vendimtar, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin. Ahmeti siguroi mysafirët që guximi tek ne nuk do të mungon dhe përsëriti që zgjidhja arrihet më së shpejti me ratifikim të marrëveshjes së arritur për emrin në parlament, ndërsa referendumi eventual mund ta komplikojë procesin. Kompromisi për kontestin e emrit duhet të arrihet tani duke respektuar veçoritë e palëve dhe duke menduar për të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Ahmeti, siç njofton BDI, siguroi mysafirët që zbatimi i reformave sistemore në vend nuk do të ndalet dhe shprehu bindjen që edhe opozita do të marrë pjesë në këtë proces për të morën e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button