Donald Trump i ndalon Maradonës hyrjen në SHBA, shkak fyerja që i bëri presidentit amerikan

Diego Armando Maradona është padiskutim njëri prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, por edhe një njeri shumë kontrovers jashtë fushës së blertë.

Por së fundmi ai ka marrë një lajm të hidhur: Atij i është mohuar hyrja në SHBA pas komenteve fyese ndaj Presidentit Donald Trump. Lajmin e ka bërë publik agjenti i tij, transmeton Syri.net.

Aplikimi për vizë i legjendës së futbollit është hedhur poshtë, pas një interviste të këtij të fundit në një televizion kombëtar.

Maradona e quajti Presidentin e Shteteve të Bashkuara “chirolita”, që në gjuhën argjentinase do të thotë “i pavlerë”.

Avokati i tij shpjegoi: “Kur do merrnin vizën, i thashë Diego të lutem mos fol për SHBA-në. Por në një intervistë të bërë në një televizion kombëtar, që me pyetjen e dytë që i u bë lidhur me Donald Trump, Diego tha: Ai është i pavlerë”.

Kjo nuk është hera e parë që Maradona ka pasur konflikt me SHBA-në, pasi edhe 20 vite më parë iu desh të largohej nga vendi amerikan pas testit pozitiv të dopingut.

Gjatë Kupës së Botës në vitin 1994, ai doli pozitiv dhe u dërgua në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button