Është kërcënuar ministri i jashtëm grek, Koxias: Kemi tre plumba për ty

Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias dje ka marrë një letër me kërcënime për të dhe familjen e tij në të cilën mes tjerash është shkruar” “Kemi tre plumba për ty”, kumtoi ministri i Mrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Toskas.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Toskas, në mëngjesin e sotëm duke folur për televizionin grek Antena deklaroi se letra anonime është dërguar dje dhe tashmë është “në duart” e shërbimeve policore kompetente për gjetjen e atyre që e kanë dërguar.

“Nikos Koxias i udhëheq negociatat me hapa mjeshtërore me drejtimet që i merr nga kryeministri, ndërsa klimën nuk e përcaktojnë as zërat radikale nga njëra apo pala tjetër as shkresat që disa kanë guxuar t’i dërgojnë deri te ministri i Punëve të Jashtme dhe të flasin për tre plumba dhe kërcënime”, deklaroi Toskas.

Ministri grek i Mbrojtjes Civile tha se veprimet e këtilla janë vetëm sepse dikujt nuk i pëlqen mënyra në të cilën po negociohet.

“Mendoj se nuk duhet të komentojmë sa është e rrezikshme kjo që dërgohen letra deri te ata që tentojnë t’i zgjidhin, në mënyrë të ndershme, problemet, sepse nuk u pëlqen mënyra në të cilën udhëhiqen negociatat”, shtoi Toskas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button