Maqedoni, çfarë duhet të ndryshohet në shkollat e mesme?

Pak para, programe dhe plane mësimore të vjetra, përmbajtje të zgjeruara dhe numër të madh të lëndëve, mësues me paga të ulëta dhe nxënës të pakënaqur të cilët me vite ankohen se duhet të mësojnë edhe lëndë të cilat asnjë nuk ju duhen – kjo është fotografia e arsimit të mesëm në Maqedoni i cili duhet të ndërrohet, njofton Portalb.mk.

Kërkesa e disa arsimtarëve është që të zvogëlohen obligimet administrative, ndërkaq mësuesve t’u mundësohet liri më e madhe, revizion i librave dhe ndryshime kualitative në librat me të cilat japin mësim, por edhe ulje të numrit të nxënësve në paralele.

“Programet janë shumë të vjetra, duhet të ketë ndryshime edhe në ligjin për shkolla të mesme, para se gjithash për shkak të uljes së numrit të nxënësve në paralele. Ajo do ta përmirësojë kualitetin e arsimit. Ka probleme edhe me nxënësit të cilat udhëtojnë në tjera komuna, nuk u pagua rruga. Për momentin ka ditar klasik dhe elektronik, presim që të ketë një. Për shembull, në Slloveni ka të drejtë të zgjedhjes. Po kryhet evidentim i dyfishtë dhe mësuesit janë të mbingarkuar me administratë”, thotë për REL në gjuhën maqedonase, arsimtari i shkollës së mesme dhe anëtarë i Plenumit të Mësuesve, Ilço Acevski.

Arsimtarët thonë se problem shtesë është edhe pajisja jo e barabartë e shkollave, pasi që disa kanë ndërtesa të reja, ndërkaq tjerat janë shkolla të vjetra nga 40 vjet, të cilat kanë kushte të vështira.

“Nxënësit preferojnë të shkojnë në gjimnaze elite, ndërkaq në llogari të asaj mbyllen shkollat profesionale”, thotë Acevski.

Nga ana tjetër, nxënësit presin edhe ndryshime ligjore për avancimin e organizimit të nxënësve dhe pjesëmarrjen në procesin e miratimit të vendimeve në shkollat fillore.

“Ajo çfarë është më e rëndësishme në arsimin e mesëm është që atëherë do të ndërtohen më shumë si personalitete dhe patjetër duhet t’u përkushtohet kujdes se si do të zhvillohen. Arsimi i mesëm është parapërgatitje për fakultet dhe jetën e mëtutjeshme. Është me rëndësi që t’i kushtohet vëmendje shoqërimit në shkollë. Shteti duhet që ta rregullojë atë edhe me ligj që të munden nxënësit bashkë me mësuesit dhe Ministrinë të krijojnë program për shkollimin e mesëm”, thotë Teano Kardulla, ish anëtarë i Plenumit të Nxënësve.

Nxënësit më shumë kanë vërejtje se janë të mbingarkuar me lëndë dhe përmbajtje të panevojshme të cilat nuk i lejojnë që ta mësojnë atë që u nevojitet.

Ata paralajmërojnë se duhet të bëhet edhe analizë e gjendjes me lëndët dhe nga disa  lëndë të hiqen të dhënat dhe përmbajtjet e panevojshme.

Vite me radhë, problem në arsim është edhe mungesa e parave. Arsimtarët thonë se shumë pak u janë rritur rrogat. Ata shtojnë se më herët mësuesit janë vlerësuar në shoqëri dhe ajo ka nënkuptuar status të mirë material, por shtojnë se gjatë kohë nuk është ashtu.

“Rroga e mësuesit duhet të lidhet me rrogën minimale dhe të rritet për 25%. Kuadri arsimor nuk është i kënaqur me rrogat”, thotë Acevski.

Pasqyrë edhe më e zymtë në fushë e arsimit është te shkollat shqipe. Sipas shkrimit të Portalb.mk, në të cilin flasin, funksionarë shtetëror, profesorë dhe nxënës, shkollat shqipe në Maqedoni përballen me diskriminimi financiar, mangësi të paraleleve në gjuhën shqipe dhe mbingarkimi i tyre, gabime të shumta gjuhësore dhe kontekstuale të teksteve shkollore dhe përzierje të politikës në përzgjedhjen e kuadrove,

Dy dekada “reformim” të pasuksesshëm të sistemit arsimor, shqiptarët mbeten në vendnumëro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button