Edicioni dimëror i festivalit “Skopje sinema siti”

Në Kinotekën e Maqedonisë sot dhe nesër do të shfaqen katër dokumentare muzikore në kuadër të edicionit dimëror të Festivalit të filmit për filma  dokumentar muzikorë “Skopje sinema siti” (Skopje Cinema City).

Në edicionin dimëror ritransmetohen filmat, të cilët janë shfaqur premierë në vitin 2017, në kuadër të “Skopje sinema siti” të tretë.

Sonte do të shfaqen “Kraftuerk: pop art” (20:00) dhe “Lisa Zherar: Strehimore” (21:30), ndërsa nesër mbrëma – Në kujtim të Lu Ris” (20:00) dhe “Dejvid Bouvi në BBC” (21:30).

“Edicioni dimëror është i pari nga katër ngjarjet filmike, që janë planifikuar të ndodhin këtë vit në periudha të ndryshme – diçka që e kemi quajtur “Katër stinë e vitit”, kumtoi festivali, qëllimi i të cilit, siç thekson, është që të paraqet tema dhe programe të ndryshme muzikore, të cilat njëkohësisht do të edukojnë dhe të argëtojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button