Ndoshta nuk mund të ndalosh së dashuruari dikë, por duhet të ndalosh së këmbënguluri…

Ndonjëherë nuk përfundon dashuria, por durimi. Lodhemi duke i hedhur dru një zjarri që nuk të ngroh, duke i hedhur shikimin tonë dikujt që nuk bën as hapin më të vogël për të ardhur drejt nesh. Në fund, lodhemi duke këmbëngulur, shpresat na zbehen dhe na mbeten thjesht disa pjesëza dinjiteti që i mbledhim të vetëdijshëm se ai person nuk është i duhuri për ne.
Është interesante se si asnjë nuk shkon tek një profesionist, psh tek një psikolog, për të kërkuar ndihmë duke thënë : “Më ndihmo ta harroj atë dashuri”, por gjithmonë shkojnë me kërkesën që ai profesionist t’i ndihmojë të ndryshojnë për të mos e lënduar më veten. Pra, kërkohet që të mos këmbëngulet më, por të ecet përpara.

“Në fillim, gjithë mendimet i përkasin dashurisë. Më pas, gjithë dashuria i përket mendimeve”. – Albert Einstein.

Një psikolog i mirë e di që dhimbja është një vuajtje e vlefshme, është një proces i ngadaltë, por progresiv që i lejon njerëzve të arrijnë strategji të reja rritjeje dhe burime të reja për të përmirësuar kontrollin e emocioneve të tyre. Asnjë person nuk ndalon së dashuruari për punë ditësh. Ajo që ndodh, është se thjesht ne ndalojmë së këmbënguluri për diçka që e kemi kuptuar se nuk ia vlen më prej kohësh.

Ka edhe nga ata që këmbëngulin dhe shpresojnë kokëfortë të marrin sadopak vëmendje, të arrijnë të ndajnë mendime, vendime, frikëra, gëzime, të sigurtë se koha e kaluar në çift mund të çojë në lumturi e jo ne dhimbje, Të gjithë ne kemi këmbëngulur të paktën një herë në jetë. Pikërisht kur kuptohet se është më mirë të ndalosh së këmbënguluri, fillojmë t’i hapim vërtet sytë përpara fakteve.

Normalisht kjo gjë sjell edhe problemet e veta, sepse nuk mund ta harrosh dot shumë shpejt një person dhe kështu ne ndiejmë dhimbje gjatë procesit të largimit nga dikush që kemi dashur. Mirëpo, kur largohesh nga dikush, vërtet “e humbet” atë, por rifiton veten dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Gjithçka është në mendje dhe mendja është një mrekulli më vete. Nëse ne e ndajmë mendjen tonë se duhet ta duam veten më tepër, atëherë do ta kemi më të lehtë të vendosim veten përpara çdo personi tjetër. Kjo gjë do të na lehtësojë edhe largimin nga dikush që po na bën të humbasim më shumë nga vetja jotë. / f.xh. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button