Shkup, përleshje fizike mes dy grupevem MPB ndaloi 15 persona

Një përleshje fizike ka ndodhur sonte mes dy grupeve të rinjsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35 në Hasanbeg të Shkupit, në rrugën “Alija Avdoviq”.  MPB i tha Televizionit 21 se njëri grup ka gjuajtur me gurë autobusin me numër 65-b i cili ka itinerarin e zakonshëm nga Qendra transportuese deri në f. Bërnjanci.

Sipas dëshmitarëve okularë, në fillim zënka ka nisur me fjalosje, për të kaluar më pas në përleshje fizike. Udhëtarët thonë se disa nga të rinjtë kanë pasur edhe shkopa gome si dhe doreza të hekurta. Janë thyer katër dritare  të katit të dytë të autobusit. Policia ka ndaluar 15 persona të dyshuar nga të dy grupet. MPB punon në zbardhjen e tërësishme të rastit dhe në zbulimin e arsyeve të incidentit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button