“DIKUR” ekspozita që na “shpëton” nga ngufatja moderne (FOTO)

“DIKUR“, kështu titullohet ekspozita personale e piktorit tetovar Rejan Etemi të cilën e prezantoi sonte në Galerinë e arteve në Tetovë. Etemi me anë të kësaj ekspozite ka ri-sjellë “te vjetrën”, siç e ka quajtur ai jetën dhe botën e fshatit jashtë internetit dhe ngufatjes moderne, njofton Portalb.mk.

Në fjalën përshëndetëse, Etemi tha se qëllimi i kësaj ekspozite është që të paraqet nëpërmjet artit jetën e fshatit  që tashmë është harruar.

Profesori Salajdin Saliu tha se artin e Rejanit e ka ndjekur që nga studimet e tij dhe se ai është një ndër piktorët më të mirë qëe  kemi.

Ekspozita “Dikur” përmban 22 piktura të gjitha të punuara me teknikën vaj në pëlhurë.

Kjo ekspozitë e cila mbushi sonte Galerinë e Arteve pamore është ekspozita e pestë personale e Rejan Etemit , ndërsa i njëjti  ka marrë pjesë edhe në shtatë ekspozita kolektive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button