Çka fsheh Brad Pitt pas syzeve?

Mosha nuk e kursen askënd, pra as aktorin e famshëm 48-vjeçar, por ndryshe nga shumë bukuroshë të tjerë të Hollywoodit, Brad Pitt duket se ka vendosur që të plaket në mënyrë natyrale, pa botoks, mbushës dhe skalpel.

Derisa ecte në qilimin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë, Brad Pitt dukej më shumë se mirë. Imazhit të pakapshëm mashtrues sigurisht i kanë kontribuar syzet e diellit që ai kishte mbi fytyrën e tij edhe pse dielli nuk ishte në horizont.

Por duket se syzet nuk ishin vetëm një mënyrë për të shfaqur stilin e tij të modës. Siç zbulojnë fotot e tij më të reja, një nga meshkujt më të kërkuar në botë me ndihmën e syzeve në të vërtetë ka fshehur rrudhat dhe qeskat nën sy.

Por pavarësisht gjithë kësaj, Brad padyshim është ende një nga meshkujt më seksi në botë. Rrudhat dhe thinjat me sa duket nuk kanë të bëjnë asgjë me pamjen e tij seksi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button