Parlamenti i Kosovës miraton rezolutën kundër ndotjes së ajrit

Pas debatit dyditor për ndotjen alarmante të ajrit, parlamenti ka miratuar rezolutën e cila kërkon që ambienti të jetë prioritet i lartë për Qeverinë e Kosovës.

Rezoluta mori 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Pika e parë e rezolutës obligon që mbrojtja e ambientit të shndërrohet në prioritet shtetëror të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe kërkohet që qeveria rishikojë dhe plotësojë masa shtesë në Strategjinë për mbrojtjen e mjedisit brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti.

Gjithashtu kërkohet që  të vendosen elektrofiltrat e cilësisë së duhur në termocentralet e KEK-ut deri në fund të vitit kalendarik 2018 dhe të behet kontrolli i cilësisë së karburanteve dhe gazit sipas ligjeve në fuqi dhe të sigurohen kapacitetet e duhura deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2018 për të siguruar kontroll cilësor.

Pika e pestë e rezolutës parashikon që të ndahet buxhet për izolimin e ndërtesave publike, me prioritet objektet e institucioneve shëndetësore dhe arsimore për të siguruar efiçiencë të energjisë, ngrohje të mjaftueshme dhe ambientaliasht të pranueshme.

Gjithashtu rezoluta për mbrojtjen e ajrit obligon qeverinë kosovare që që të shikojë mundësinë të ndajë buxhet shtesë që do t’i shtoheshin mjeteve tashmë të dedikuara nga MCC (Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit) në vlerë prej 22 milionë dollarë, me qëllim që të ndihmohen projektet e ndërlidhura me efiçiencë

Të shtohen investimet kapitale për ngrohtoren “Termokos”, duke siguruar fonde shtesë për dyfishimin e kapacitetit të koogjenerimit, nga 140 megawat në 280 megawat energji termike, në mënyrë që të zgjerohet më shpejt rrjeti i ngrohtores në të gjitha lagjet e kryeqytetit, ku kjo është e mundur, përmes projektit të koogjenerimit. Po ashtu të krijohen mundësitë që edhe qytetet e tjera të lidhen me këtë projekt. Kjo të realizohet brenda afatit 2 vjeçar,

Të koordinohet Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, bazuar në kërkesat e komunave dhe institucioneve përkatëse, në përputhje me Strategjinë e rishikuar nacionale për mbrojtje të mjedisit, për mbjellje të fidanëve, krijimin e hapësirave të reja të gjelbëruara si dhe të shikohet mundësia e implementimit të pajisjeve me teknologji të avancuar si ‘drunjë e mençur’.

Kuvendi i Kosovës kërkon nga komunat ku ka ndotje të ajrit, t’i shikojnë me urgjencë subvencionimin e qytetarëve që përdorin lëndë djegëse të dëmshme, që tu mundësohet të kalojnë në mënyra më të pastra për ngrohjen, ndërsa nga qeveria, respektivisht ministria përkatëse që investitorët të pajisen më shpejt me dokumentacion që të fillojnë ndërtimin me kapacitete të rigjenerueshme.

Në rezolutë kërkohet që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për ndalimin e qymyrit për ngrohje në ndërtesa kolektive, dhe të ndërmerren hapa konkrete për lidhjen në gazsjellës të Shqipërisë, i cili krijon mundësinë e përdorimit të gazit që do të kishte përfitime mjedisore dhe ekonomike.

Të ndërmerren hapa konkret nga qeveria që tu ndihmoj qyteteve të prekura nga ndotja e ajrit në ndërtimin e flotës për transport publik, duke shikuar edhe mundësinë e kapaciteteve për transport modern elektrik, të menaxhohen efektshëm dhe të kontrollohen në mënyrë rigoroze deponitë e mbeturinave

Kërkohet nga qeveria që të marrë masa në kontrollin teknik të automjeteve sipas ligjeve në fuqi dhe direktivave të BE-së duke vendosur theks të veçantë në cilësinë e gazrave që emetohen nga këto automjete . Gjithashtu kërkohet nga qeveria respektimin e të gjitha ligjeve në fuqi që lidhen me ndotjen e ambientit.

Të kërkohet nga inspektoratet komunale dhe shtetërore që ta monitorojnë situatën në përputhje me ligjin si dhe inkurajimi dhe përkrahja e projekteve kreative që do të ishin në funksion të përmirësimit të gjendjes aktuale shqetësuese të ndotjes së ajrit

Rezoluta për ndotjen e ajrit  parashikon se në rast se qeveria e Kosovës nuk zbaton masat e propozuara, Kuvendi i Kosovës duhet të filloj procedurat për ndryshimin e nenit 52 të kushtetutës së Kosovës, në mënyrë që e drejta në ajër të pastër dhe në ujë të pastër të përfshihet si e drejtë e njeriut e garantuar me kushtetutë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button