Mançevski: Do të miratohet Strategjia për reforma në administratën publike

Strategjia për reforma të administratës publike duhet të miratohet në javët e ardhshme, paralajmëroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për media tha se në suaza të kësaj strategjie do të zgjidhet çështja për të punësuarit në administratën publike, të cilët nuk shkojnë në punë, transmeton MIA. 

“Në Kuvend janë miratuar amendamente të cilat kanë hapësirë për zgjidhjen e kësaj çështje gjegjësisht këto nëpunës të sistemohen edhe në sektorin publik”, tha Mançevski.

Për shpalljet e hapura për mbushjen e vendeve te të cilat skadon mandati i ushtruesve të vendosur të detyrës, tha se do të zbatohen në pajtim me dispozitat aktuale ligjore.

“Ndryshimet e Ligjit për nëpunësit administrativë tashmë janë miratuar në Kuvend, por duhet harmonizim i mbi 120 ligjeve me kushtet e këtij ligji. Një pjesë e tyre kanë kaluar në Kuvend, pjesa më e madhe jo. Të gjitha këto shpallje, të gjitha emërimet e tjera do të jenë në pajtim me ligjet ekzistuese”, theksoi Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button