Galeria e Arteve Tetovë fton artistët të konkurrojnë me projekte

Instituti Nacional Galeria e Arteve Pamore Tetovë informon dhe fton të gjithë krijuesit, artistët e pavarur, shoqatat qytetare ,institucionet private, institucionet lokale dhe personat juridik dhe fizik, që janë të interesuar për realizim të projekteve në fushën e artit dhe kulturës të konkurrojnë nëpërmjet Galerisë së Arteve në Tetovë.

“Afati i aplikimit do të jetë më së voni deri më 05.07.2012. Të gjithë konkurruesit obligohen që fletëaplikimit t’i bashkëngjisin, portfolio, CD, katalog ,fotografi nga veprat etj. (materialet e bashkangjitura nuk kthehen)” informojnë nga GAT. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button