Tensionet në Kuvend, deputetja e LSI: Seanca ishte e stisur, Ruçi krijoi konflikt të inskenuar

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka komentuar tensionet në Kuvend gjatë ditës së sotme si dhe tentativën për të penguar Taulant Ballën të flasë për mediat jashtë sallës së Kuvendit. Kejdi Mehmetaj tha se kreu i Kuvendit krijoi konflikt të inskenuar me qëllim që të pengonte të flisnin deputetët e opozitës.

“Më vjen shumë keq pasi nuk dua të shoh veten në një situatë të tillë dhe synimi nuk është ndërprerja e fjalës së Ballës, por mazhoranca ka frikë të përballojë debatin në Kuvend dhe kërkon vëmendje mediatike të pamerituar. Edmond Spaho kërkoi fjalën për procedurë dhe Ruci me urdhër të Ramës krijoi një konflikt vetë, pra të inskenuar vetëm që deputetët e opozitës të mos flisnin në Kuvend. Balla duhet të ndihet keq që votoi kundër teksteve shkollore falas. Nuk na u dha e drejta e fjalës dhe seanca ishte e stisur”- tha Mehmetaj.

E pyetur se çfarë do të bëjë opozita në të ardhmen dhe hapat që do ndërmarrë, deputetja e LSI u shpreh se do vijohet me protesta dhe se parlamenti është jo legjitim, pasi erdhi me vota të blera. Mehmetaj u shpreh se ministrja e drejtësisë duhet të japë dorëheqjen.

“Parlamenti është ilegjitim, pasi erdhi me vota te blera. PS po përdor mekanizma për të bllokuar punën në Kuvend. Ministrja e drejtësisë duhet të japë dorëheqjen për skandalin e ekstradimit të Seitit. Protestat tona nuk do ndalen dhe do përshkallëzojmë aksionin tonë. Shqiptarët janë çdo ditë në protesta dhe do rrezojnë qeverinë me protesta. Shoqëruesit e Taulant Ballës tentuan të dhunojnë deputetet”- tha Mehmetaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button