Gjykata në Mianmar refuzoi t’i lirojë dy gazetarët e Rojters

Gjykata në Mianmar refuzoi t’i lirojë me kusht dy gazetarët e agjencisë britanike të lajmeve Rojters, të akuzuar për shkeljen e Ligjit për sekrete shtetërore. Respektivisht, gazetarët po hulumtonin krizën me pakicën muslimane të rohinxhëve në Mianmar.

“Kombet e Bashkuara, SHBA-ja dhe Bashkimi Europian janë shumë të shqetësuar për shkak të kufizimeve të lirisë së mediave edhe përskaj asaj se në qeveri është fituesja e çmimit Nobël për paqe, Ayng San Su Çi dhe kërkuan lirimin e gazetarëve me kusht”, theksoi gjykatësi.

Gazetarët e Rojters, Va Lon (31) dhe Kjav So O (27) janë burgosur më 12 dhjetor pasi që policia i akuzoi se kishin gjetur “dokumente sekrete shtetërore” nga dy policë me çka e kishin shkelur Ligjin, që rrjedh nga era koloniale.

Mianmari në vitin 2012 e shfuqizoi cenzurën e mediave, por gazetarët theksuan se edhe më tej është e pranishme autocenzura, sidomos kur bëhet fjalë për armatën ose religjionin. Nga 180 shtete Mianmari është në vendin e 131-të  në listën e lirisë së mediave të organizatës ndërkombëtare Reporterë pa kufi.

Më shumë se 690.000 rohinxhë kanë ikur në Bangladeshin fqinj nga gushti i vitit 2017 për shkak të pastrimit etnik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button