Zemra e zbrazur nga dashuria shqiptare

Gjallesat e llojllojshme të cilat jetonin në Ballkan ishin brengosur e pikëlluar shumë për shkak se Zoti kishte paralajmëruar se do të krijonte qenien më të bukur, më inteligjente e më të përsosur në tokën e Gadishullit Ballkanik, shqiptarin, njeriun e parë të kësaj toke. Zvaranikët, peshqit, shpezët, kafshë të egra e të buta në male e  fusha, insekte e bakterie qanin e vajtonin për shkak se kjo qenie  shqiptare jo që do t’i sundonte, por do t’i robëronte tokat edhe detërat ballkanike.

Dhe, Zoti si dialogoi me njeriun e parë Ademin, ashtu do dialogonte e bisedonte dhe me shqiptarin e parë të Ballkanit.

Pasi ia formoi e ia skaliti aq bukur trupin fizikë, ia fali ngjyrën e racën arianite, Zotit si mbeti gjë tjetër përveç që t’ia falte shqiptarit atë energjinë lëvizëse trupore-psikike e mendore të shpirtit.

E Zoti pasi ia dha këtë energji mistike e të padukshme të shpirtit kishte dëshirë ta ndriçonte me brendësi imagjinative, inspiruese, artistike, gjuhësore, edukative e dashurore! Për hirë të përsosjes perceptuese e ndieshmërisë estetike, Zoti, ishte i detyruar nën brendi të trupit të njeriut shqiptar të bënte e krijonte organet më të ndieshme e të buta të zemrës, fytyrës e kokës, për  të mbushur me dashuri,  me fjali të bukura e me mençuri.

Dhe ç’bëri Zoti, e pyeti dashurinë?
-Në cilin organ të brendshëm do e dëshiron të jetosh?
-Në zemrën e shqiptarit, tha dashuria.
Po ti xhelozirë ku do të futesh?
-Dhe unë dua të futem në zemër, i përgjigjet xhelozia Zotit.
Në moment reagoi dashuria, pasi xhelozia do të jetojë së bashku me mua, unë do dalë prej zemrës së shqiptarit!

Pastaj Zoti e pyeti turpin se në cilin organ të shqiptarit do të jetonte?
-Në fytyrë, tha turpi.
Po ty paturpësi ku do të jetosh?
-Dhe unë dua të jem në fytyrën e shqiptarit, iu përgjigj paturpësia.
– Jo, reagoi turpi, pasi paturpësia do me mua, unë largohem prej kësaj fytyre, nuk mund të jetojmë së bashku në një vend me paturpësinë.

Së fundmi, Zoti e pyeti mençurinë se ku do të jetonte?
-Në kokën e shqiptarit, tha mençuria!
Po ti moj nervoze ku do të jesh?
-Dhe unë në kokë.
Në çast reagon mençuria, jo s’mundet, nëse nervoza vjen në kokën e shqiptarit, unë dalë e shkoj në ndonjë kokë tjetër!

P.S.
Zoti e pyeti lirinë, ku ke qejf të jetosh?
-Në trojet e Ballkanit shqiptar, shprehet me kënaqësi liria.
Po ti robëri ku do të rrish?
-Dhe unë në Ballkanin e shqiptarëve.
Kur dëgjoi liria fjalët dëshirore të robërisë, hidhërohet keq e thotë, pasi robëria do të rri së bashku me shqiptarët, unë do largohem e kurrë s’vij në këto troje shqipfolëse!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button