Spinimet rreth çmimit të ujit – shembull Shkupi

Faktet, siç është edhe ai i çmimit të ujit në Maqedoni nuk kanë qenë të prezantuara. Në vend të kësaj, dëgjuam spine rreth çmimeve të reja dhe atë nga të gjitha anët, për shkak të “drunjve” nuk shihet “pylli”, shkruan “Vërtetëmatësi

Një prej temave aktuale është rritja e çmimit të ujit në gjithë shtetin si pasojë e vendimit ligjor. Përmes shembullit për diskutime për çmimin e ujit në Shkup, mund të identifikohen spinet rreth kësaj çështjeje, të cilat nuk lejojnë të shqyrtohen pyetjet e vërteta:

Spin 1: Qytetarët nuk guxojnë të paguajnë për korrupsionin dhe paaftësinë e LSDM-së. Rritja e çmimit të ujit do të jetë sulmi më i madh mbi më të varfrit. Përderisa realizohen qëllimet e LSDM-së, qytetarët në nivel vjetor, do të mund të ndajnë para edhe për faturën e 13-të. 

[Burimi: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së- Uji nuk duhet…, data28.01.2018]

Spin 2: Në vend të 500 denarëve për faturën e ujit, qytetarët prej muajit mars do të paguajnë 522 denar…Prej këtyre 22 denarëve qytetarët do të kenë mjedis më të shëndetshëm jetësor.

[Burimi: Kanal 5 – Shillegov: faturat më të shtrenjta….(56 sekond)data: 26.01.2018]

 

Spin 3:Duam të theksojmë se dhe përskaj të punësimit të tepruar në ndërmarrje me kuadër të jokualifikuar dhe borxhi i marr prej udhëheqësisë së mëparshme, banorët e qytetit të Shkupit do të paguajnë çmimin për pirjen e ujit në territorin e Republikës së Maqedonisë. 

[Burimi: Ueb faqja e NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup, data: 26.01.2018]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

Kundërspin: E vërteta rreth çmimeve të reja të ujit në Republikën e Maqedonisë u shtrembëruar si rezultat i risisë ligjore se çmimi i ujit, gjegjësisht shërbimet ujore, prej fillimit të vitit janë formuar sipas tregut të rregullt, për metodologjinë e të cilit është përgjegjës Komisioni rregullues për energjetik. Përmes shembullit në Shkup, ku ka një numër të konsumuesve në një zonë, përmes shembullit rreth asaj se si reaguan partitë politike me qëllim ose rastësisht, përmes asaj se si reagoi edhe vet ndërmarrja publike, por edhe qytetarët, mund të shihen vetëm “drunjtë”, por, jo edhe “pylli”.

PREJ VMRO-DPMNE-SË PRITET PËRGJEGJËSI, JO SPINE

Spini numër 1 tregon se sa e e paskrupullt është, VRMO-DPMNE, deri dje në krye të qeverisë, kur bëhet fjalë për luftën e tyre politike në kushte të opozitës. Në spinin e tyre, përkrah boshllëqeve, ka dy pasaktësi themelore. Më saktë, të paktën qytetarët e Shkupit nuk do duhet të paguajnë faturën e 13 të ujit siç pretendojnë. Realisht, rritja ka prej 1,32 denarë për kub ujë. Kjo do të thotë se në faturë prej 100 kub – shpenzim ekstrem, llogaria e qytetarëve ose e amvisërive do të ishte më e madhe prej 132 denarë. Nëse 100 kub ujë deri më tani ka kushtuar 2939 denarë, do të thotë se në 12 fatura rritja do të arrinte vlerën 1584 (132 den X 12 muaj) ose gjysmë fature më shumë.

Por, kjo është e vërteta më e vogël e shtrembëruar, sepse faturat zakonisht bëhen prej ujit të harxhuar rreth 15 deri në 20 kub mesatarisht në muaj, për një familje katër anëtarëshe, andaj rritja e çmimit të ujit është shpenzim i vogël gjatë muajit.

Sipinim më i madh është heshtja e VMRO-DPMNE-së për rrolin e saj të përgjithshëm në çmimin ose kualitetin e ujërave dhe shërbimeve të tjera ujore në Shkup.

Së pari, ajo është partia, e cila, si parti qeverisëse, miratoi ligjin sipas të cilit tani edhe përcaktohen çmimet e ujit. Por, së dyti, edhe më e rëndësishme, VMRO-DPMNE duhet në opinion të ju përgjigjet pyetjeve, se mbi bazë të cilave argumente solli vendin që të ndërtohet ndërsa administrative e Ndërmarrjes Publike Komunale në Shkup, e cila sipas llogarive të fundit kushton mbi 21 milion euro dhe e cila paguhet me vite, pikërisht prej parave të amvisërive të Shkupit?!

Andaj, sikur kjo të ishte pak, drejtpërdrejtë para zgjedhjeve lokale të vitit 2017, për zbukurimin e mureve të ndërtesës së re janë harxhuar 22 mijë euro shtesë përmes prokurimeVE publike – marrëveshje me një artist!

Për këtë, VMRO-DPMNE në vend që të spinojë rreth çmimeve të ujit, është e rekomandueshme që opinionit t’i thotë se me çfarë logjike e kanë bërë këtë, duke pasur parasysh se të hyrat vjetore neto prej pagesës së faturave të ujit të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, Shkupi është 16 milion euro, dhe për herë të parë kanë arritur fitim prej 47 mijë eurosh në vitin 2016!

QYTETARËT NUK MARRIN MJEDISIN JETËSOR

Spini tjetër është rreth asaj se paratë do të shkojnë për ekologji, gjegjësisht me këtë rritje qytetarët do të kenë një mjedis më të shëndetshëm jetësor, siç thotë kryetari i komunës Petre Shillegov.

Por, e vërteta është se qytetarët nuk do të ketë mjedis jetësor më kualitativ as më pak kualitativ. Bëhet fjalë për të vërtetën e shtrembëruar, për atë se deri më tani dhe prej tani, stacioni pastrues i përmend si arsye e rritjes prej 2.04 denarë në kub, i mbanë po e njëjta Ndërmarrje Publike në Qytetin e Shkupit.

Do të thotë se, NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” edhe tani i ka mbajtur këto stacione, me atë se shpenzimet prej 100 milion denarë, sa edhe përmenden për mbajtjen e tyre vjetore, deri më tani, me shumë siguri, e ka rregulluar Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (ashtu u sqarua në opinion).

Edhe pse, bëhet fjalë për rreth një milion dhe gjashtëqind mijë euro më tepër, të cilat i ka edhe tani “Ujësjellësi dhe kanalizimiz”, në këto shpenzime operative, shumë e cila nuk është edhe aq e parëndësishme. Por, biseda se qytetarët nuk fitojnë në drejtimin e të pasurit një mjedis jetësor më cilësor (asgjë nuk ka ndryshuar prej vitit paraprak- të themi dy), ndërsa marrin 2,04 denarë më tepër për këto fatura.

NUK ËSHTË NË PYETJE EFIKASITETI I PARTISË, POR NJOHJA 

Spini i tretë është kumtesa klasike e ndërmarrje publike, në pjesën kur e vlerëson gjendjen e vet kompanisë:

Duam të theksojmë se edhe përkrah mbipunësimit të trashëguar të ndërmarrjes me kuadër joprofesional dhe borxhit të bërë prej udhheqësisë paraprake…, 

Udhëheqësia e Ujësjellësi dhe Kanalizimit duhet t’i dijë punën në vazhdim:

Së pari, nëse ka ose jo mbipunësim bëhet me një analizë më të thellë dhe serioze nga ana e ekspertëve të kësaj fushe, duke pasur parasysh edhe ndërlikueshmërinë dhe vëllimin e punëve publike të cilët janë mjaft të rëndësishme për qytetarët e një hapësire të madhe siç është Shkupi. Për shembull, vetëm në sektorin e kanalizimit, sipas vlerësimeve të personave profesional brenda në ndërmarrje ka një kuadro të madh, sepse sipas teorisë në të cilën thirren, një të punësuari i duhet që të mirëmbajë rreth 3 kilometra rrjetë kanalizimi, dhe deri më tani mesatarja ka arritur vlerën prej 8,5 kilometrave.

Së dyti, nëse ka shumë borxh, për të cilin fajtor është udhëheqësia e mëparshme, e reja duhet të shohë nëse ky borxh është i arsyeshëm ose i paarsyeshëm dhe duhet të vlerësohet nëse kjo është për shkak të udhheqësisë së mëparshme ose për shkak të ndonjë faktori të tretë. Duke parë faturat financiare në NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, nuk janë vënë në pikëpyetje pretendimi për një borxh të madh. Por, nëse është fajtore qeverisja e kaluar, kjo e reja është e detyruar që të bëj një revizion të përgjithshëm dhe të thellë nëse bëhet fjalë për krim, dhe të njoftojë organet kompetente – Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja Publike.

Së treti, efikasiteti i punës së kësaj ndërmarrje publike është një prej elementeve kyçe për çmimin e ujit të pijshëm, për kursimet e mundshme dhe rezerva, për qëndrueshmërinë e sistemit dhe përfundimisht për financimin në ekologji, përkatësisht trajtimin e ujërave të zeza.

Më saktë, prej raportit vjetor të NP Ujësjellësi dhe kanalizimi për vitin 2016, prej ku edhe i morëm numrat e tjerë në këtë tekst, mund të shihet kjo në vazhdim:

  • Prodhimi vjetor i ujit për vitin 2016, gjithsej – 132 milion metër kub.
  • Humbjet gjithëpërfshirëse për vitin 2016 – 33.127 milion metër kub ujë ose 32 përqind
  • Vetë NP pranon se bëhet fjalë për rreth 12 përqind humbje prej asaj që konsiderohet normale në vendet e rajonit – 20 përqind, gjë që diku është rreth 10 milion metër kub. 
  • 10 milion metër kub ujë sipas çmimit prej 28,67 denë për m3 është e barabartë me 286.700.000 milion denarë ose pothuajse trefish më shumë se sa arrin shpenzimi të cilin e kanë llogaritur për mirëmbajtje në dy stacione pastrimi. 

Edhe pas një, dy ose tre viteve, vetëm në këtë mënyrë matet efikasiteti i udhëhqësisë së re në këtë NP, të sjell prej partisë politike e cila ka marr më tepër mandate në Qytetin e Shkupit – LSDM. Por, nëse LSDM dhe kryetari i komunës kanë të drejtë të japin vlerësime politike, udhëheqësia e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” dhe jo vetëm kjo ndërmarrje publik, por edhe cila do që të jetë – nuk kanë një të drejtë të atillë. Ata janë të vendosur aty që në mënyrën më të mirë dhe më efikase të menaxhojnë me resurset për të mirën publike.

* * *

Dhe prej të gjithë spineve të cilët i numërua më larët nuk mund të shihen punën më të rëndësishme, mes të cilave edhe fakti se uji është një prej të mirave publike të cilat i kemi dhe duhet të ruhet dhe të shfrytëzohet në mënyrë racionale.

Në këtë kujdes hynë poashtu edhe çmimi i shërbimeve ujore, për pije dhe për ujërat e zeza. Maqedonia përgjithësisht, ndërsa veçanërisht në Shkup ka çmim më të lirë të ujit krahasuar me rajonin më të afërt. Për shembull në Sofia, një kub ujë ju kushton qytetarëve 1,08 euronë Zagreb prej vitit 2015 për amvisëri çmimi arrin vlerën prej 4,60 euro për kub, përderisa në Podgoricë rreth 40 denarë ose 0,65 euro për kub, ndërsa në Beograd amvisëritë paguajnë nga 0,68 euro ose 80 denarë. Çmimi në Shkup, të kujtojmë se me rritjen e tanishme është 30,71 denarë për kub ose 0,5 euro jo të plota.

Dhe përfundimisht, t’i kthehemi edhe ekologjisë. Shkupjanët, për shembull, kanë mbulesë prej 30 përqind prej kanalizimit të nevojshëm atmosferik. Dhe për sa i përket Vardarit të pastër, duhet të dihet se stacioni pastrues kryesor i cili duhet të ndërtohet por jo më pak se për dhjeta vite në Trubarevo, kushton 120-130 milion euro. Për këtë duhet të paguhet prej diku, dhe mes tjerash edhe prej qytetarëve në Shkup.

Për shkak të argumenteve të thëna më lartë, vlerësojmë se rreth çmimit të ujit për pije ka më tepër spine prej të cilave nuk mund të shihen gjërat themelore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button