Prej orës 20 hiqet transporti publik falas në Shkup

Qyteti i Shkupit njoftoi se prej sonte në orën 20 hiqet transporti publik falas në Shkup, ndërsa menjëherë hiqen masat dhe rekomandimet e jashtëzakonshme për uljen e ndotjes së ajrit, pas marrjes së informacioneve nga Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor se përqendrimet mesatare ditore të PM10 grimca në ajër janë nën pragun e definuar të alarmimit nga 200 µг/m3 dhe episodit me ndotjen e rritur gjatë dy ditëve radhazi është hequr.

“Me këtë, masat dhe rekomandimet për uljen e ndotjes së ajrit hiqen menjëherë. Por, Qyteti i Shkupit t’u mundësojë qytetarëve të cilët në vendin e tyre të punës kanë mbërritur me autobus, falas të kthehen në shtëpi, prej sonte në orën 20 hiqet transporti publik falas”, kumtojnë nga Qyteti i Shkupit.

Theksojnë se këto masa dhe rekomandime për uljen e ndotjes së ajrit do të vendosen sërish nëse përsëritet episodi me ndotjen e ajrit, për çfarë qytetarët do të informohen me kohë.

Edhe krahas pastrimit të ajrit, Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve të mos i përdorin pa nevojë automjetet, më shumë persona të voziten në[ një makinë, të shfrytëzohet transporti publik, për ngrohjen e shtëpive të mos përdoren materiale të mbeturinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button