“Të rinj” mos jetë vetëm fjalë në emrin e Agjencisë për të rinj dhe sport

Ditën e djeshme u promovua hulumtimi i parë për monitorimin e punës së deritanishme të Agjencisë për të Rinj dhe Sport, që paraqet trupin e vetëm kompetent për çështjet e të rinjve në vendin tonë. Analiza e Forumit Arsimor Rinor tregoi disa çështje kyçe: sektori të rinjtë është i rudimentuar krahasuar me sektorit sport, shumë institucione shtetërore nuk kanë bashkëpunim inter-sektorial me Agjencinë, nuk është mbajtur dokumentacion i rregullt për shumë çështje dhe bashkëpunimi me organizatat rinore ka qenë i vogël dhe seleksionues.

Në mënyrë që të përmirësohet jeta e të rinjve në vend, nevojitet të kemi institucion i cili do tu përkushtohet atyre.  Buxheti i Agjencisë për të Rinj dhe Sport është shumë më i lartë për sport sesa për të rinjtë. Kjo nuk do të  thotë se duhet të zgjidhet ndërmjet të rinjve dhe sportit, por se duhet të zmadhohet buxheti për të rinjtë të paktën në nivel të buxhetit për sportin. Për të gjitha sallat dhe terrenet sportive që janë ndërtuar deti tani, mund të diskutojmë se sa përdoren ose shkatërrohen për momentin dhe sa prej tyre në të vërtetë e kanë pasuruar jetën e të rinjve dhe sa i kanë pasuruar vetëm ata të cilët i kanë ndërtuar.

Ekziston një tregim nga e kaluara i cili më mirë mund ta përshkruaj fokusin e këtij institucioni.  Para më tepër se një vit Agjencia, nuk lëshonte më thirrje për mbështetje për projekte dhe iniciativa rinore, ndërkaq edhe ato që i kishte ishin shumë pak dhe numëroheshin pothuajse në gishta ( në vitin 2016 Agjencia për të Rinj dhe Sport ka buxhetuar (financuar) vetëm 11 projekte për të rinj).  Për këtë shkak, ndoshta me shaka, shumë organizata rinore u pyetëm nëse do të fitojmë mundësi të punojmë me Agjencinë nëse përpilojmë projekt për sport në vend të projektit për të rinj.  Dhe kështu, planifikuam të bëjmë një turnir në futboll të vogël ndërmjet organizatave rinore joqeveritare.  Nëse projekti nuk aprovohet, nuk prish punë, nëse aprovohet do të organizojmë aktivitet në mënyrë që ti lidhim organizatat rinore joqeveritare.  Projekti vërtet u zgjodh, dhe shakaja se ARS do të mbështesë organizatat rinore vetëm nëse punojnë sport, për kohë të shkurtë u bë realitet.

Ky imazh duhet të ndryshohet, që të rinjtë të fitojnë një jetë më të mirë në vend.  Për këtë qëllim ekziston Strategjia për të rinjtë deri në vitin 2025, e cila edhe pse nuk është dokument i punuar në mënyrë cilësore, të paktën jep një drejtim për punën e të rinjve.  Megjithatë, kësaj Strategjie i kërcënohet përsëritja e historisë nga e kaluara.

Më konkretisht, dokumenti më i lartë politik i Maqedonisë i cili i rregullon politikat për të rinjtë është strategjia nacionale.  Një strategji ishte përpiluar në të kaluarën, respektivisht Strategjia për të rinjtë për vitin 2005 – 2015.  Edhe pse ekzistonte si dokument, nuk u zbatua.  Që të zbatohet në mënyrë operative një strategji, duhet për vit të krijohen plan veprime, ndërsa për këtë strategji u krijua vetëm një për vitin 2009. Edhe pse ekzistonte dokument, askush nuk pa si kjo strategji, bëri që jeta e të rinjve në vendin tonë të jetë më e mirë.  Në mënyrë që strategjia rinore aktuale të bëhet realitet,  puna e parë e cila duhet të bëhet është e njëjta të rishikohet, sepse nga aspekti metodologjik nuk është cilësore, dhe në të mungojnë shumë çështje të rëndësishme.  Për ilustrim, në strategjinë askund nuk përmendet emigrimi masiv dhe shpërngulja e të rinjve nga vendi, edhe pse kjo është një nga çështjet më të rëndësishme dhe më evidente.  Strategjia duhet të rishikohet dhe menjëherë pastaj, urgjentisht duhet të punohet në krijimin e plan veprimeve për vitin 2018 dhe 2019. Nëse nuk e bëjmë këtë si hap të parë drejt përmirësimit të cilësisë së politikave për të rinjtë, nuk mund të presim asnjë ndryshim strategjik për më mirë.

Përderisa ARS nuk fillon të zhvillojë dhe pastaj edhe të zbatojë politika për të rinjtë, të rinjtë do të kenë besim të ulët në këtë institucion dhe nuk do ta njohin si ndonjë kompetent për mirëqenien e tyre.

Muajt e fundit Agjencia filloi me disa hapa për ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit, siç janë për shembull takimet mujore me organizatat rinore ku diskutohet për çështje të rëndësishme për ta.  Në hapat pozitiv numërohen edhe revokimi i zgjedhjes së korruptuar për përfaqësues rinor në Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor.  Megjithatë, edhe pse këto hapa janë të mirë për ndërtimin e besimit, ngelin edhe shumë hapa serioz, aktivitete dhe punë praktike që të mund të bëhet ndryshim për të rinjtë i cili do të ketë efekt të vërtetë dhe do ti ndryshojë punët për më mirë

Nga monitorimi i punës së ARS deri më tani dhe nga takimet me organizatat rinore u paraqitën rekomandime konkrete.  Agjencia duhet të punojë në mënyrë strategjike dhe të fokusohet në Strategjinë Nacionale për të rinj. Nevojitet institucionet të bashkëpunojnë ndërmjet vete dhe me Agjencinë kur ka aktivitete për të rinjtë, siç janë politikat aktuale për punësim respektivisht Skena Rinore për Garanci, kartela studentore për lirime ose zbatimi i strategjisë gjithëpërfshirëse për të rinj, të cilat edhe pse janë kompetencë e institucioneve të tjera nënkuptojnë obligime edhe për ARS-in.

ARS duhet të fillojë më tepër të bashkëpunojë me organizata rinore dhe të mbështesë aktivitetet e tyre në terren nëpërmjet projekteve konkrete. Në shumë qytete dhe fshatra organizatat rinore dhe klubet janë aktivitetet e vetme sociale dhe kulturore që ekzistojnë, në mënyrë që të rinjtë të plotësojnë kohën e tyre dhe prandaj janë me rëndësi të veçantë. Por nëse nuk fitojnë mbështetje, ato mund të shuhen dhe të humbasë edhe ky edukim, puna vullnetare dhe kreative që sigurohet nëpërmjet punës rinore.

Rekomandimet për mënyrën se si të udhëzohet puna e ARS-së, prej tani janë më tepër dhe të gjitha janë të rëndësishme, por hapa serioz duhet të jenë vendosja e bashkëpunimit serioz me institucionet dhe organizatat rinore, përforcimi i sektorit të rinjtë dhe buxheti për të rinjtë dhe revizion i strategjisë që të mundet, në bazë të saj ti përcaktojmë hapat e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button