Të ardhurat e kompanive ruse në Maqedoni, janë rritur për katër herë nga viti 2006 deri në vitin 2015

Të  ardhurat e kompanive ruse që punojnë në Maqedoni janë rritur nga 63 milionë euro në vitin 2006 deri mbi 212 milionë euro në vitin 2015, thuhet në analizën e “Qendrës për Studimin e Demokracisë” bullgare, njofton Portalb.mk.

Në analizë thuhet se edhe pse ndikimi i ekonomisë ruse në Maqedoni shpesh perceptohet si jo-ekzistues, ose në rastin më të keq, shumë i kufizuar, megjithatë, vlerësimi i detajuar zbulon fotografi shumë më subtile, në të cilën shumë nga kanalet e angazhimit janë indirekte, duke përfshirë vende të treta në kompanitë ofshor.

“Pjesa më e madhe e investimeve në Maqedoni nuk janë të kanalizuar nëpërmjet vendeve të treta dhe parajsave ofshor si Qipra dhe Belize, duke e fshehur hapësirën e vërtetë të ndikimit të tyre ekonomik. Rusia, gjithashtu, ka vendosur varësi energjetike në Maqedoni me kontroll të gazsjellësit të vetëm deri në vend – nëpërmjet gazsjellësit transballkanik “Gazprom” në Maqedoni dhe paguan një ndër çmimet më të larta të gazit në Evropë dhe e mban vendin të bllokuar në zgjerim të shtrenjtë të rrjetit të gazit natyror”, thuhet në raport.

Si pikë kyçe në përforcimin e lidhjeve mes Rusisë dhe Maqedonisë theksohet të ketë qenë ish kryeministri Nikolla Gruevski, transmeton Portalb.mk.

“Investimet e huaja ruse në Maqedoni janë rritur në vitin 2014 duke e ndjekur vendosjen e lidhjeve më të afërta me qeverinë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski”, thuhet në analizë.

Megjithatë, vlerësimi i investimeve direkte ruse arrin vetëm 31 milionë euro në vitin 2015, por ashtu siç theksojnë autorët e analizës, fotografia e vërtetë e ndikimit ekonomik rus tregohet nëpërmjet investimeve indirekte të cilat i tejkalojnë ato direkte.

Përfundimi i analizës është që edhe përskaj asaj që ndikimi ekonomik i Rusisë në Maqedoni është shumë më i vogël se sa nga ai i vendeve të Ballkanit Perëndimor, ekziston potencial i rëndësishëm për rritje të saj, nëse merren parasysh planet ruse në sektorin energjetik për dekadën e ardhshme.

Autorët, gjithashtu, i përmendin edhe pasojat në dy vitet e fundit, që Rusia me mençuri e ka shfrytëzuar jo-stabilitetin në Maqedoni, duke u përpjekur që t’i varros lidhjet e vendit me NATO-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button