E presim me Muzikë, Festën e Muzikës

Aleanca franceze në Tetovë mbrëmjen e së dielës, 10 qershor, organizon ambient festiv për të shënuar Ditën e Muzikës. Në lokalin Barcode, nga Franca do të vinjë BARRIO POPULO me një përmbledhje këngësh në gjuhën frënge, angleze dhe gjuhë spanjolle.

E njohur edhe ndryshe si Dita e Muzikës Botërore, Fête de la Musique fillimisht u festua në Radion Nacionale Franceze, në vitin 1982 në Paris. E inkurajuar në nismë edhe nga Ministri i Kulturës së asaj kohe – Jack Lang, tashmë bën 30 vjet që kjo festë po pritet çdo vit më 21 qershor, si një festival që vërshon rrugët e vendeve frankofone, nga kushdo që din të bëj muzikë, nga kushdo që don të bëj muzikë dhe gjithnjë e më shumë prej atyre që e duan muzikën. Është dita kur muzika është gjithkund dhe falas.

Edhe në Maqedoni – Tetovë, Shkup dhe Manastir dhe më gjerë – Prishtinë, Tiranë, Korçë, Shkodër, Elbasan, ashtu si në të gjithë botën Frankofone do të mbyllim për një ditë rrugët, duke bërë vetëm atë që më së miri mund të bëhet më 21 qershor – La Muzikë thonë nga Aleanca Franceze Tetovë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button