Pritet që Putini të fitojë rreth 70 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme

Rreth 71 për qind të rusëve kanë deklaruar se fuqimisht janë të vendosur të votojnë në zgjehdjet e ardhshme presidenciale dhe rreth 71 për qind prej tyre do ta përkrahin presidentin aktual, Vlladimir Putin.

Këtë e tregoi hulumtimi i Qendrës Seruski për studimin e mendimit publik (VCIOM).

Nga dhjetori e deri tani rritet përqindja e njerëzve të cilët kanë deklaruar se planifikojnë të votojnë. Gjithsej 10 për qind nga të anketuarit deklaruan se janë të gatshëm të shkojnë në vendvotime, ndërsa vetëm tre për qind janë të sigurtë se nuk do të votojnë dhe po aq thanë se “me siguri nuk do të votojnë”.

Gjithsej 69,9 për qind nga të anketuarit janë të gatshëm ta përkrahin Putinin, nëse zgjedhjet mbahen në fund të kësaj jave, që është në pajtim me përkrahjen prej 73,8 për qind, të regjistruar muajin e kaluar.

I dyti sipas rejtingut është Pavel Grudinin, kandidat i Partisë Komuniste ruse. Ai e ka përkrahjen e 7,2 për qind nga të anketuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button