Lu kërkon arrestime: Politikanë dhe prokurorë, ku janë rezultatet?

Pak kohe me parë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Donald Lu bëri këtë deklaratë.

Por në përfundim të këtij afati diplomati amerikan duket i zhgënjyer. Në një postim facebook,  Donald Lu thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka dhënë rezultat.

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë”.

Ambasadori vijon më tej në qëndrimin e tij kur thotë se duhen rezultate konkrete përpara se të merren vendime të rëndësishme, duke nënkuptuar çeljen e mundshme të negociatave për anëtarësim

Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që janë investuar më shumë në reformon në drejtësi. Në mënyrë të vazhdueshme diplomati amerikan ka shigjetuar prokuror dhe gjykatës të korruptuar por ka përmendur me emra edhe personazhe te njohur te botes se krimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button