Jolie bashkëpunon me NATO-n për abuzimet seksuale në vatrat e luftës

Aktorja amerikane, Angelina Jolie njoftoi sot se do të bashkëpunojë në muajt dhe vitet e ardhshme me NATO-n, për të intensifikuar luftën kundër abuzimeve seksuale në konflikte.

“Kjo përpjekje duhet të japë rezultate konkrete që do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në terren, në zonat e prekura nga konfliktet, dhe do të ndihmojnë në ndryshimin e qëndrimeve ndaj rolit të gruas në mbarë botën”, theksoi Jolie gjatë një konference shtypi në selinë e Aleancës në Bruksel.

Aktorja, ambasadore e vullnetit të mirë pranë Komisariatit të Lartë për refugjatët (UNHCR) të OKB-së denoncoi abuzimet seksuale dhe përdhunimet të përdorura si një armë lufte në konflikte.

“Kjo formë është përdorur si një mjet i kontrollit politik, të terrorizmit dhe spastrimit etnik, si një nga shkaqet kryesore të fluksit të refugjatëve. Në ato zona ku janë vërtetuar rastet e abuzimeve seksuale do të jetë më e vështirë arritja e paqes”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button