Sfidat e qeverisjes Haradinaj për vitin 2018!

Qeverisja Haradinaj për gjatë mandatit të drejt qytetarë, ka për tu ballafaquar me disa nga sfidat mjaftë të rënda të cilat ishin tejkaluar nga qeverisjet e kaluara. Kjo qeverisje për aq sa është  në ekzekutivin e vendit nuk është se nuk ka treguar suksese. Ato suksese janë të dukshme, dhe mjaftë të prekshme, gjithnjë duke marrë për bazë degjenerimin që ia kanë bërë subjektet tjera vendit tonë. Qeverisja Haradinaj, gjithnjë e më shumë duhet të marr si pretekst gjendjen ku jemi pastaj më pas duhet të përshpejtoj edhe masën e ndikimit në proceset vitale. Pasi Kosova në stadin që jemi, nuk tregon edhe një mundësi për shpresë dhënie, këtë e kanë dokumentuar edhe shumë vlerësime ndërkombëtare. Qeverisja Haradinaj, për gjatë mandatit të saj më shumë duhet të shtrihet në çështjet mjaftë vitale, çka renditën si më poshtë:

1.Çështjen e luftimit të dukurive negative, për çka qeverisjet e kaluara përpos që nuk kishin qenë mbrojtës të vlerave fondamentale ato më shumë ishin dhënë në nxitjen e vazhdimësisë së klimës për veprimtari kriminale, për veprimtari të cilat madje krijuan edhe gjendjen ekzistenciale ku jemi si individ e shoqëri.

2.Bashkangjitur me këtë çështje është edhe ajo e liberalizimit të vizave, çka në mungesë të kësaj të arriture, sot të rinjtë tanë ndihen të izoluar dhe nëpërkëmbur dhe në pamundësi gjithherë të vazhdueshme. Kjo aktualisht përbën sfidën më vendimtare për të ardhmen e shoqërisë sonë, që pёrshkak të inateve politike si dhe për arsye të përfitimeve ekonomike, sot në si shoqëri jemi të ndarë nga pjesa tjetër e zhvillimit dhe progresimit evropian. Pothuaj gjitha qeverisjet e kaluara gjithnjë e më shume thirreshin në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave shtetërore e këndej ato i tejkalonin aq shumë sa kanë devalvuar pothuaj në tërsi gjithçka çka përbën identitare për shoqërinë tonë. Andaj më shumë se kurrë dhe më e nevojshme se kurr është përmbyllja në mënyrë të suksesshme për disa nga çështje vitale për të ardhmen e kësaj shoqëria.

3.Çështja e zgjidhjes së demarkimit me Malin e Zi, e cila çështje aq sa deklarohet se do të ketë zgjidhje pozitive aq më tepër u neglizhua ky proces, për çka njëherit edhe si arsye e moszgjidhjes së kësaj problematike, vendit shkoj edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat i kushtuan mjaftë shumë. Çka edhe i mbetej edhe çështje mjaftë e rënd për gjatë kësaj politike me në krye z. Haradinaj, është edhe ajo e Asociacionit të Komunave Serbe, që duke marrë për pretekst rrëzimin e qeverisë, ajo çështje do të përbën mjaftë vështirësi në  mënyrën se si do të përcjellët. Qeverisja Haradinaj, aktualisht para vetës ka një numër të madhe të çështjeve, ajo nëse mendon ti zgjidh këto çështje në mënyrë të suksesshme dhe duke mos shkaktuar tensione politike dhe social, duhet të punoj me përkushtim dhe gatishmëri morale dhe integrale, mbase ne kemi përvojën e hidhur rreth tentativës së zgjidhjes së këtyre çështjeve nga qeverisjet e kaluara po ashtu edhe rënien e saj.

Andaj, unë si qytetarë i republikës së Kosovës, kërkojë prej kësaj qeverisje që çështjet nga të cilat edhe i shkaktuan zgjedhjet parlamentare të merren shumë parasysh dhe gjithnjë brenda frymës bashkëpunuese dhe unifikuese të zgjidhen, në mënyrë që përshkak të tekeve politike vendi të mos pësoj negativisht. Vendi duhet të merrë qeverisje në shërbim të të gjithëve, në shërbim të konsolidimit të shoqërisë e demokracisë, kjo është rruga dhe mundësia drejt avancimit shtetëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button