Zaev-Muzhnieks: Ekziston energji pozitive në Maqedoni për ecjen e vendit përpara

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Nils Muzhnieks, komisar për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për informim, Muzhnieks në takim ka vlerësuar se në Republikën e Maqedonisë ekziston energji pozitive për ecjen e vendit përpara.

Në takim është biseduar për respektimin e të drejtave të njeriut në vend, në planin e marrëdhënieve ndëretnike dhe në planin e respektimit e të drejtave të grupeve të rrezikuara dhe në përgjithësi, të gjithë qytetarëve në vend.

“E zbatojmë me sukses konceptin e një shoqërie për të gjithë, që e ka mbështetjen e shumicës të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Njerëzit në Maqedoni treguan se nuk duan më nacionalizëm dhe se ajo që është në interes për të gjithë janë të drejta dhe mundësi të barabarta në shëndetësi, arsim, institucione”, ka thënë kryeministri Zaev në takim.

Punojmë në këtë drejtim, shtoi Zaev,  përmes mundësimit të realizimit të nevojave praktike të qytetarëve në institucione, që të mundemi t’i përkushtohemi në tërësi ndërtimit të sistemit cilësor social dhe hapjen e vendeve të reja të punës, siç ka theksuar është nevojë thelbësore e të gjithë qytetarëve, pavarësisht dallimeve.

Kryeministri i Maqedonisë ka theksuar edhe se modeli i suksesshëm për funksionimin e Republikës së Maqedonisë si vend i vërtetë multietnik e siguron rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe drejt NATO-s.

Në takim janë përshëndetur proceset reformuese në sferat që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button