Dimitrov – Muzhnieks: Përmbushja e standardeve për të drejtat e njeriut me rëndësi për integrim më të shpejtë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov realizoi takim me komisarin për të drejta të njeriut të Këshillit të Evropës, Nil Muzhnieks, i cili ndodhet për vizitë disaditëshe në Republikën e Maqedonisë.

Siç informon MPJ, dy bashkëbiseduesit në takim këmbyen mendime për rrjedhën e reformave të filluara lidhur me gjendjen me të drejtat e njeriut dhe liritë në Republikën e Maqedonisë, në pajtim me programin qeveritar dhe planin 3-6-9.

Димитров - човекови права 2

“U diskutua edhe gjendja në planin e marrëdhënieve ndëretnike, inkuzivitetin dhe kohezionin social në shoqërinë e Maqedonisë. Theks i posaçëm u vendos në obligimet e shtetit tonë të cilat dalin nga instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në atë kontekst u përshëndet ratifikimi i kohëmëparshëm i Konventës së Këshillit të Evropës për preventivë dhe luftë kundër dhunës ndaj gruas dhe dhunës familjare (Konventa e Stambollit)”, kumtoi MPJ.

Bashkarisht u vlerësua se përmbushja e standardeve të Këshillit të Evropës në pikëpamje të sundimit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut është me rëndësi të posaçme për integrimin më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button