Kuvendi i Kosovës nuk gjeti zgjidhje për ndotjen e ajrit, seanca vazhdon nesër

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e cila po mbahej sot lidhur me gjetjen e ndonjë zgjidhje për evitimin e ndotjes së ajrit do të vazhdojë nesër.

Kuvendi i Kosovës sot nuk arriti të gjejë ndonjë zgjidhje, përkundër se pat propozime të shumta nga ana e grupeve parlamentare.

Në këtë mënyrë, kryesia vendosi që kjo seancë të përfundojë sot, në mënyrë që të vazhdohet nesër.

Niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë ka arritur rekordin javëve të fundit dhe për këtë çështje sot në Prishtinë u mbajt edhe një protestë në shenjë indinjate ndaj institucioneve vendore për neglizhimin e situatës.

Autoritetet qytetare e kanë kufizuar lëvizjen e të gjitha automjeteve në qendrën e qytetit nga ora gjashtë deri në orën 22, ndërsa autobusët janë falas.

Ndërsa nesër autoritetet e qytetit të Prishtinës do të lajnë edhe rrugët në të cilat është ndaluar qarkullimi i automjeteve si masë për uljen e ndotje së ajrit.

Këto masa janë marrë pasi për ditë të tëra në matjet e ndotjes së ajrit, Prishtina është renditur e para si qyteti me ajrin më të ndotur në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button