Melania foli kaq shumë vetëm me ngjyrën e veshjes së saj!

Me sa duket Melania nuk e ka harruar ende lajmin mbi tradhëtin e Donald Trump me pornostren e famshme dhe duket se as nuk e ka ndërmend. Presidenti i SHBA, Trump mbajti sot fjalimin e tij të përvitshëm përpara popullit e zyrtarëve të lartë dhe Melanie theu një ndër rregullat, shkruan Bordo.al. 

Ajo nuk shkoi së bashku me bashkëshortin, por veçmas tij. Zonja e Parë përdori edhe një tjetër detaj që tregon largimin  e saj nga bashkëshorti, veshja e bardhë. Një veshje e cila, fillimisht u përdor nga Hillary Clinton ditën e zgjedhjeve dhe më pas u adoptua nga Partia Kombëtare e Grave.

Sigurisht që kjo zgjedhje e Melanies u komentua gjerësisht, ndërsa shumë komentues e krahasojnë atë edhe me veshjen e këngëtarëve në performancën e Kesha-s në ndarjen e çmimeve Grammy, këngë në të cilën ajo flet për përjetimin e saj pasi u përdhunua. Të jenë të gjitha këto një rastësi apo Melanie do të dalë seriozisht në mbrojtje të të drejtave të grave?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button