David dhe Victoria drejt ndarjes?

Ne i kemi parë gjithmonë si çiftin perfekt, të cilët kanë arritur të mbajnë të fortë marrëdhënien e tyre, e si rrjedhim edhe familjen. Por me sa duket jo gjithçka është ashtu siç duket. Sipas tabloidit “The Sun”, David dhe Victroia Beckham po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre, përcjell Bordo.al. 

Besohet se shkak është bërë pranimi i ofertës së Real Madrid nga ana e futbollistit, gjë e cila nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortes së tij. Sipas Victorias ai po tregohet egoist duke mos menduar asak për familjen, pasi pranimi i ofertës, sipas ikonës së modës, do të thotë më pak kohë për të qenë së bashku.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që çifti përfshihen nga një krizë. Ata kanë ditur të kalojnë gjithçka dhë të kthehen akoma më të fortë, prandaj shpresojmë që edhe këtë herë do ta gjejnë një zgjidhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button