Qeveria e Maqedonisë ka hapur konkurs për drejtorë të rinj

Në shpalljet që i publikoi sot Qeveria për emërimin e drejtorëve dhe zëvendësve të tyre në më shumë institucione shtetërore, agjenci, drejtori, fonde, mund të paraqiten të gjithë qytetarët  të cilët i plotësojnë kushtet, thotë zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

Njoftimi, tregon, është shpallur publikisht për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët i plotësojnë kushtet. Mund të paraqiten të gjithë, tha Boshnjakovski, duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse shpallja është për emërime të kryerësve të tanishëm të detyrës në pozitat udhëheqëse në institucionet e përfshira me shpalljen.

Me shpalljen, Qeveria kërkon drejtorë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Drejtorinë Doganore, Byronë për Furnizime Publike, Qendrën për Menaxhim me Krizat, Drejtoritë për Kryerje të Sanksioneve,  për Evidencën e Regjistrave të Amzës, Agjencitë për Ushqim dhe Veterinari, për Film, Drejtorinë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike, Fondin për Siguri Shëndetësore.

Drejtor të ri, mes të tjerash, duhet të ketë edhe Agjencia për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit, prejse dje nga ai funksion Qeveria e shkarkoi Aleksandar Donev, për shkak se, ashtu siç arsyetuan, punë të pakujdesshme dhe joadekuate.

Me shpalljen janë përfshirë më shumë inspektoriate, agjenci, drejtori, ente dhe fonde.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button