Apostolska: Së shpejti marrëveshje ma katër – pesë kompani për investime në Maqedoni

Muajve të fundit ka interesim intensiv për të investuar në vend edhe prej kompanive të huaja edhe prej atyre vendore, ndërsa shumë shpejtë do të pasojë etablimi i investitorëve me asgjësimin e marrëveshjeve, paralajmëroi sot ministrja e Investimeve të Huaja, Zorica Apostollska dhe theksoi se tashmë është nënshkruar marrëveshje me kompaninë turke, Çagataj Kablo.

“Kriza politike është tejkaluar, por pasojat akoma ndjehen. Në çdo rast, uljen e investimeve të huaja nuk mund ta shohim prej aspektit statistikor, siç e analizon BPRM. Disa negociata për kompanitë e interesuara për investim janë në vijim dhe për dy deri në tre muaj duhet të pritet nënshkrimi i marrëveshjeve për investime të reja me katër deri në pesë kompani prej sferës së industrisë automobilistike, mjekësore dhe ushqimore”, deklaroi Apostollska në përgjigjen e pyetjes në pushimin e konferencës së Nismës për zbatimin e mësimit sipërmarrës për qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Ajo theksoi se politika investuese që tani e promovon Qeveria është transparente dhe i eliminon negociatat në katër sy dhe çdo investues prej më parë e di se çfarë mund të presë si mbështetje prej shtetit nëse i plotëson disa kushte të përcaktuara.

Kolegu i saj Zoran Shapuriq, i obliguar për rregullativë për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore, potencoi se masat e Qeverisë po shkojnë drejt barazimit të investitorëve vendorë dhe të huaj.

“Është i gabuar perceptimi se Qeveria nuk është e interesuar për investime të huaja. Përkundrazi është e interesuar edhe për investitorë të huaj por edhe për vendorë, pasi që pa prodhim vendor nuk mund të bëjmë lëshime dhe si vend i vogël duhet të kemi eksport. Masat të cilat i ofron Qeveria kanë të bëjnë edhe për investitorë vendorë edhe për të huaj dhe që nga marsi pas dorëzimit të llogarisë përfundimtare të gjitha kompanitë që kanë investuar kanë të drejtë për mjete të caktuara. Disa simulime fillestare tregojnë se disa prej investitorëve të huaj do të kenë subvencione më të mëdha se më parë”, deklaroi Shapuriq dhe shtoi se efekti përfundimtar i masave do të shihet edhe në vitin 2019.

Theksoi se është i bindur se do të realizohet rritja e projektuar prej 3,2 për qind për këtë vit dhe theksoi se sipas vlerësimit të biznesmenëve klima e biznesit është duke u përmirësuar ngadalë, ndërsa këtë e konfirmoi edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zore Temellkovski.

Nënkryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Antoni Peshev theksoi se kriza politike në vend është zgjatur me vite dhe shtoi se anëtaret e tyre janë të brengosura në mënyrë serioze për atë se çfarë po ndodh në këtë periudhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP