Trupi votues në Maqedoni, ja se nga cila parti priten ndryshime më të mëdha

Simpatizuesit e partive në Maqedoni, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lëvizjes BESA shprehen optimistë se gjendja në partinë, për të cilën kanë votuar në zgjedhjet e fundit do të përmirësohet në të ardhmen, ndërsa pesimistë shprehen ata të VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të anketës së fundit të realizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, optimistë më të mëdhenj për atë se partia do të përmirësohet janë votuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, me 85% ndërkohë që pas tyre janë ata të Lëvizjes BESA me 75%.

Më pak pritshmëri për përmirësime brendapartiake, krahasuar me shqiptarët, kanë votuesit e partive maqedonase. 55% e votuesve të LSDM-së besojnë se do të ketë përmirësime në partinë e tyre, ndërkohë që kjo shumë pak pritet të ndodhë në VMRO-DPMNE, pasi që vetëm 18% e votuesve të saj presin një gjë të tillë.

Krahas pritshmërive për përmirësime partiake, në anketën e fundit të realizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” është matur edhe mënyra e perceptimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve që është në procedurë kuvendore për miratim.

Sipas të anketuarve të IDSCS-së, edhe pse ligji i gjuhëve mundëson përdorim të gjerë të gjuhës shqipe, sërish gjuha maqedonase do të përdoret më shumë gjatë komunikimin interpersonal dhe interetnik.

34% e të anketuarve besojnë se me miratimin e ligjit të gjuhëve secili individ do të përdorë gjuhën amtare, ndërkohë që 57% e tyre besojnë se sërish mes komuniteteve të ndryshme, si mënyrë e komunikimit do të përdoret gjuha maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button