Dasmë në janar, si dukej nuse Eni Çobani (VIDEO)

Eni Çobani ka mbushur 20 vjet martesë. Ajo dhe Aveniri janë martuar më 25 janar të vitit 1998, edhe pse, siç shkruante juristja në statuset e saj, atë ditë, ndihet si në muajin e parë të dashurisë. Sekreti nuk është gjë tjetër vetëm mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe besimi, sipas saj, që shoqëron dashurinë në vite.

 

Në studion e Rudina, juristja, këtë herë, ishte e ftuar pikërisht për të treguar 20 vitet e saj të martesës.

Ajo tregoi që pas dy vitesh fejesë, vendosën të martoheshin në një datë të zgjedhur nga prindërit e saj duke qenë që përkonte me Natën e Kadrit.

“Kjo ishte arsyeja dhe fakti që Avenirit nuk po i pritej më”, ka treguar Eni, arysen e dasmës në janar, vetëm një muaj pas kthimit të saj nga një specialitet tremujor në Angli.

Nuk ishte ajo arsyeja që të gjithëve na vjen në mendje kur mësojmë për dasma në një kohë jashtë sezonit tipik. “Nuk isha shtatzënë, siç mendojnë disa. Djalin e kam lindur në dhjetor, ndaj është e qartë që nuk kam qenë shtatzënë”, ka sqaruar publikun Eni, ndërkohë që në ekran janë shfaqur për herë të para pamjet nga dasma e saj.

Ishte një dasmë që zgjati tri ditë, dasma e vajzës u bë të premten, nusja u çlodh një ditë dhe më pas të dielën u organizua dasma e dytë.

Teksa në ekran shfaqeshin pamjet e festës dhe të Enit veshur me fustane të bardhë dhe një rozë, juristja ka treguar që e kishte pasur pak të vështirë për të gjetur fustanet e duhura. Ato që kishte provuar i rrinin të gjithë të shkurtër, por të enjten, një ditë para dasmës, familjes së njohur në Tiranë e cila jepte fustane me qira të ardhura nga jashtë, i mbërritën modelet e duhura për Enin.

Edhe pse me disa vështirësi, dasma mbetet një kujtim shumë i rëndësishëm, ndërkohë që publiku ka parë për herë të parë si dukej juristja e tyre e dashur në ditën e saj më të bukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button