Mej: Para se të votojnë, deputetët do të marrin analiza të hollësishme për Bregzitin

Deputetët në Parlamentin britanik do të marrin analiza të hollësishme të marrëveshjes për braktisjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, para se të votojnë për pranimin e saj eventual, deklaroi kryeministrja britanike Tereza Mej gjatë vizitës së  sotme në Kinë.

Londra dhe Brukseli zhvillojnë negociata të hollësishme për marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, të cilat duhet t’i rregullojnë të drejtat e shtetasve dhe tregtarëve dhe marrëdhëniet rregullatore.

“Kur do të vijë koha Parlamenti të votojë për zgjidhje përfundimtare, do të sigurojmë analizë të hollësishme në bazë të së cilës deputetët do të mund të marrin vendim të bazuar në informacione të mira”, deklaroi Mej.

Londra pas Bregzitit planifikon të tregojë se Britania e Madhe në mënyrë të pavarur ndërton marrëdhënie me gjithë botën. Gjatë vizitës së saj në qytetin e madh universitar Vuhan në Kinë, Mej deklaroi se pret fillim të epokës së re,  të artë në marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe Kinës. Të dyja vendet njëherit kanë lidhur një sërë marrëveshjes në fushën e arsimit dhe promovimit të gjuhës angleze në Kinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button