Qytetarët e Maqedonisë do të udhëtojnë me letërnjoftime në BeH

Qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë në Bosnje dhe Herzegovinë me letërnjoftime.

Në seancën e sotme të Qeverisë u shqyrtua dhe u pranua Raporti mbi negociatat e përfunduara për harmonizimin e tekstit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për kushtet e udhëtimit të qytetarëve të të dy vendeve me letërnjoftime.

Pas harmonizimit të marrëveshjes dhe pas ratifikimit në kuvendet e të dy vendeve, qytetarët nga Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina do të mund të udhëtojnë me letërnjoftime, bëri të ditur shërbimi qeveritar i shtypit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button