Sampaoli trondit Interin: Icardi është afër Real Madridit

Mauro Icardi, sulmuesi i Interit, është afër kalimit te Real Madridi. Kjo është zbuluar nga trajneri i kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli, duke arritur në shtëpi, pas turneut të tij në Europë, ku u takua me disa lojtarë të “Albiceleste”, përfshirë edhe Icardin, njofton Telesport.

“Është një gjë e mirë për të pasur aq shumë pasuri në ekipin kombëtar dhe se të gjithë po kalojnë një formë të mirë. Kam folur me Icardin dhe i kam thënë atij se ç’është e rëndësishme për të gjithë: nëse ai është mirë, do të thirret nga kombëtarja. Ai tani është afër Real Madridit”, – tha Sampaoli në aeroportin e Buenos Aires.

Emri i Mauro Icardit është në axhendën e Real Madridit, edhe pse ideja e klubit nuk është të nënshkruajë me askënd në këtë merkato dimërore, duke ndjekur udhëzimet e Zinedine Zidane. Skenari do të ndryshojë në verë, ndërsa klubi nga “Bernabeu” mediton për të ndërmarrë nënshkrime të reja, për të përforcuar disa reparte të ekipit. Njëri prej tyre është sulmi, për shkak të rënies së Benzema, dhe klubi madrilen nuk e harron argjentinasin. Icardi ka shënuar 18 gola në 24 ndeshje me Interin në këtë sezon dhe është golashënuesi i dytë në Seria A. Një numër që ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit.

Icardi është duke e shikuar këtë pistë dhe pothuajse është tunduar nga Real Madridi”, – shtoi Sampaoli.

Icardi dhe rrethi i tij janë të kënaqur me këtë situatë. Ndoshta për këtë arsye, në javët e fundit, si lojtari, edhe gruaja e agjentja e tij, Wanda Nara, kanë nisur të lënë të kuptohet për ndryshime në të ardhmen e “9”.

Këtë të hënë, Icardi, më tej nxiti thashethemet për largimin e tij nga Interi, duke postuar mesazhin e mëposhtëm në rrjetet e tij sociale:

“Të themi lamtumirë është të rritesh”. Mesazhi që shoqërohej me “Ciao, Ciao”, i stolisur me emocionet e disa duarve në lëvizje, si një shenjë lamtumire, dhe një tjetër me një fytyrë të zhytur në mendime. Tifozët zikaltër e kanë interpretuar këtë si një lamtumire të hershme, edhe pse Icardi e ka mbajtur të fshehtë deri tani. Të hënën në mbrëmje, Ausilio, drejtori sportiv i Interit, u pyet për këtë postim nga sulmuesi. Ai u përgjigj: “Është një mesazh që ma kanë dërguar, por unë nuk kujdesem për gjërat që nuk kanë nevojë për t’iu përgjigjur”.

Klauzola e prishjes së kontratës me Interin është 110 milionë euro dhe opsioni i Real Madridit është i pranishëm. Edhe pse operacioni ka një handikap. Në klubin e bardhë nuk pëlqehet “modus operandi” i përfaqësueses së tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP