Referenti i Spitalit të Gjevgjelisë, në krye të Video Lotarisë së Maqedonisë

Prej 1 shkurtit, në krye të Video Lotarisë së Shtetit – Kasinos Austria do të jetë drejtori gjeneral, Kostadin Karakabakov. Ai vjen në vendi ne drejtorit të deritanishëm, Dane Kuzmanovski, njofton Portalb.mk.

Për Karakabakov pozita menaxheriale në Video Lotarinë e Shtetit është “xhek pot” i vërtetë. Ai në këtë funksion vjen nga Spitali i Gjevgjelisë, ku ka punuar si referent përgjegjës për furnizime publike.

Nëse e shkruani emrin e Karakabakovit në “Google”, do të ju dalë një publikim i vjetër i “Gazetës Zyrtare” i vitit 1999. Ai atëherë është emëruar për zëvendës anëtarë i Komisionit Zgjedhor nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Para ca kohës u freskua edhe Këshilli Vëzhgues i kompanisë dhe tani atje janë Reinhard Bernkop nga Vjena e Austrisë, Adnan Shariq nga Zagrebi i Kroacisë, Nijazi Mamudi nga Çegrani i Gostivarit, Trajçe Nedellkovski nga Shkupi dhe Ktica Nikollovska nga Gjevgjelia, e cila në shtator të vitit të kaluar u zgjodh për drejtor i Video Lotarisë dhe tani është kryetare e Bordit Drejtues.

Pronarë të fshehtë nga parajsat tatimore

Video Lotaria e Maqedonisë – Kasinos Austria Shkup ësthë kompani tregtare me përgjegjësi të kufizuar për organizimin e lojërave të fatit, në bashkëpronësi me Video Lotarinë e Maqedonisë dhe Kasinos Austria International Maqedoni. Nga formimi, e deri më tani, Video Lotarinë e ndjekin një sërë vendime kontroverse, të cilat hedhin dyshime për pronësinë dhe biznesin e rëndë me miliona euro.

Sipas një hulumtimi të vitit të kaluar nga NOVATV, Në fillim të vitit 2014, Qeveria e Maqedonisë vendosi t’i ndalojë sajtet e huaja për të baste dhe lojëra fati, për të formuar monopol. Arsyetimi ishte se në atë mënyrë do të kursenin dhjetëra miliona euro brenda shtetit. Kompania fituese e lajmëruar në mënyrë glamuroze në pres konferencën qeveritare ishte ‘Austrian Kazino’.

Mirëpo filli i këtij lajmi qëndron disa muaj para se t’i zbulojmë këto lajme, kur verën e vitit 2013, “Lotaria Shtetërore”, në pronësi të plotë shtetërore shpalli konkurs dhe filloi të kërkojë kompani kandidat për partneritet publik me të cilën bashkërisht do të formojnë kompani të re e cila do të jetë e vetmja që do të ketë licencën për organizimin e lojërave të fatit onlajn.

Kjo storje zbulon se si kjo kazino austriake asnjëherë nuk ka konkurruar në këtë tender, si sajtet e huaja nuk janë të ndaluara, si kompania fituese është formuar dy javë para afatit të fundit për paraqitje në tender dhe si kazinoja austriake përfundoi si partner më i vogël në kompaninë me detyrën të formojë monopolin me Qeverinë.

Ndërkaq, partneri kryesor emrin e të cilit askush nuk e përmend ishte Ofshor Kompania prej Lugano të Zvicrës.

Kompania fituese dhe Lotaria Shtetërore, së bashku formojnë kompani që quhet “Video Lotari Shtetërore.”Kazino

Në atë Lotaria Shtetërore posedon 51%, ndërkaq ‘Austrian Kazinos SHPK Interneshëëll’, posedon 49%.

1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button