Reali bën çmendurinë për të transferuar Neymarin, tërbohet Ronaldo

Real Madrid është treguar i gatshëm ta bëjë Neymarin lojtarin më të paguar në planet vetëm që braziliani të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, “Los Blancos” është gati të shpenzojë rreth 300 milionë euro për të marrë kartonin e tij, shkruan SYRI.net.

Florentino Perez thuhet se është i fiksuar pas Neymarit që kërkon t’i ofrojë lojtarit një pagesë 50 milionë euro në sezon.

Kjo ide e Perez mund të krijojë konflikt ndërmjet tij dhe Ronaldos që fiton vetëm 25 milionë euro në sezon dhe kërkon përmirësim të pagesës.

Por në krahun tjetër numri një i klubit madrilen nuk mendon që të investojë për një lojtar që ka mbushur 32 vjeç.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button