Bëni këto ndryshime në vete dhe do të jeni më të lumtur në dashuri

Ditët e sotme është e vështirë të gjesh dashurinë e vërtetë e shpeshherë për këtë, fajësojmë të tjerët. Por ne mund të bëjmë disa ndryshime të vogla që të përmirësohemi, shkruan Class.

1

Ndaloni së thëni “të gjithë të mirët janë të zënë”. 
Mendimet shpesh kthehen në realitetin tonë edhe pse mund të duken si një mendim negativ që do të kalojë shpejt. Ndryshoni idenë që keni e në vend të saj, thoni “Ka partnerë të mirë. E kur të jetë koha e duhur dhe unë do gjej timin.”

2

Flisni gjuhën e parnerit tuaj. 
Të biesh në dashuri është e thjeshtë, pjesa e vështirë është të kuptosh si personi tjetër shprehet dhe e ndien dashurinë.

3

Mos krahasoni marrëdhëniet tuaja me ato që shihni në median sociale.
Asnjë marrëdhënie nuk është perfekte. Media sociale tregon thjesht më të mirat e diçkaje që ka ulje-ngritjet e veta.

4

Mos i gjykoni njerëzit para se t’i takoni. 
Shpesh na ndodh të njohim dikë nga rrjetet sociale apo nga ndonjë mik i përbashkët dhe që aty krijojmë përshtypjen si do të jetë ai person. Mos e bëni këtë gjë! Prisni të njiheni e të flisni vetë me njerëzit para se të krijoni përshtypjet tuaja për ta.

5

Mbyllni marrëdhëniet me mirësjellje. 
Nuk keni pse lëndoni veten dhe të tjerët. Lini njerëzit të lirë pasi kur diçka nuk funksionon nuk keni pse e forconi.

6

Mos ju riktheni marrëdhënieve jo të shëndetshme. 
Është normale të keni nevojë për dashuri e dikë që t’ju bëjë të ndiheni mirë e të sigurta. Por mendoni këtë: kur nuk funksionoi një herë nuk ka për të funksionuar herën e dytë. Mos lini nevojën për të patur dikë, t’ju verbojë aq sa mos të shihni ç’ndikim negativ ka mbi ju.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button