Takohen për herë të parë Joveski me Janevën: Patjetër të bashkëpunojmë

Gjendja aktuale në prokuroritë, komunikimi i rregullt mes tyre, nevoja për këmbim të përvojave, angazhimi i përbashkët dhe gatishmëria për bashkëpunim me qëllim të ndjekjes sa  më efikase të kryerësve të veprave penale, ishin temat për të cilat kanë biseduar në takimin e parë zyrtarë kryeprokurori i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Lubomir Joveski dhe kryeprokurores së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

Në takimin e punës, të mbajtur dje në hapësirat e Prokurorisë Publike të Maqedonisë, është diskutuar edhe për reformat aktuale në sistemin gjyqësor dhe kyçja e patjetërsueshme aktive në prokuroritë publike.

“Joveski dhe Janeva i kanë shqyrtuar çështjet e përfshira me ndryshimet e ardhshme ligjore me të cilat rregullohet materia penale, veçmas në lidhje me vendosjen dhe organizimin e prokurorive. Gjatë kësaj u potencua rëndësi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe respektim me qëllim të realizimit të suksesshëm të reformave thelbësore, të cilat do të kontribuojnë për përmirësimin e rolit të prokurorit publik në sistemin e përgjithshëm gjyqësor në shtet”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button