Fustanet e zeza që duhet t’i keni patjetër në gardërobën tuaj (FOTO)

Pjesa më e madhe e vajzave, kur janë në një dilemë apo duhet të vendosin cfarë të veshin në momentin e fundit, me siguri një fustan të zi do ta konsideronin si shpëtimtarin e mbrëmjes së tyre.  Fustani i zi ka qenë dhe vazhdon të jetë simbol i elegancës dhe një zgjedhje që nuk të zhgënjen asnjëherë, por shumë prej nesh zgjedhin të mos kenë më shumë se një fustan të zi sepse të gjitha “duken njëlloj”, shkruan Class.

Nesë jeni pjesë e këtij grupi, për tju treguar të kundërtën, kam zgjedhur 3 fustane të zeza dhe jam e bindur që do të ndryshoni mendim.

Fustani ideal që keni ëndërruar do të ishte i lirshëm, deri te gjuri dhe me disa detaje shumë të ëmbla te mëngët, i përshtatshëm për kokteil, darka, madje ju gjendet në pranverë por edhe në stinën e ftohtë të dimrit.

Sigurisht qe s’mund të mungonte fustani i ngushtë pas trupit, për të treguar bukur format e pse jo me një dekolte apo kurriz të hapur. Do të shndërrisnit me të në një mbrëmje.

Për të veshur një fustan të zi në dimër, ska zgjidhje më të duhur se një fustan të trikotuar, me një rrip në mes, “all black kind of look”.

Për më tepër, ajo që na shtyn për të veshur këto fustane, është lehtësia me të cilën ato kombinohen me çdo bizhuteri, cantë apo këpucë. Mjafton të keni aksesorë që thyen ngjyrën e zezë dhe veshja do të dukej perfekte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button