Rasti “Monstra”, për shkaqe shëndetësore lirohet përkohësisht Fejzi Aziri

I paraburgosuri për rastin “Monstra”, i cili qëndronte në Burgun e Shtipit, Fejzi Aziri, për shkaqe shëndetësore është liruar përkohësisht nga Burgu i Shutkës. Këtë e konfirmon për Portalb.mk, familjari i të burgosurve për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari, njofton Portalb.mk.

“Fejzi Aziri është liruar për shkaqe shëndetësore dhe tani po shkojmë në shtëpi. Dhashtë Zoti që gjendja e tij t’i përmirësohet pas gjithë këtyre vuajtjeve të padrejta”, thotë Ajdari.

Ndryshe, Aziri ishte u paraburgosur nën dyshimin për pjesëmarrje në vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, ndërkaq pas 5 viteve të qëndrimit në paraburgim, Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit të kaluar solli vendim që lënda të shkojë në ri-gjykim për shkak të ndryshimit të rrethanave dhe mungesës së dëshmive.

Me këtë rast, të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri u liruan nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Megjithatë, edhe pse Gjykata Supreme kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm të Azirit, ai u ndalua në burg pasi që akuzohej edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovë”.

Siç u njoftua nëpër media, në fund të nëntorit të vitit 2009, sipas informatave të buletineve policore ka pasur përleshje me armë në fermën në Belimbegovë e cila ka qenë nën zotërim të Fejzi Azirit. Tre traktoristë në afërsi të fermës kanë qenë caku i sulmit, ndërsa policia pas kontrollit ka gjetur pesë dhjetë gëzhoja. Gjatë kontrollit në fermë janë gjetur edhe pesë pushkë.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri në Arrati

Momentalisht, në arrati gjenden edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu.  Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi Gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë për Krime të Rënda në Maqedoni nuk mbajnë. Zyra e Besnik Berishës, avokati i dy shqiptarëve nga Shkupi, ka njoftuar asokohe se vendimi përfundimtar për pafajësinë e Ismailoviqit dhe Demirit është shqiptuar ditë më parë, pas përfundimit të dënimit me nga 2.5 vjet në burgun e Dubravës për armëmbajtje pa leje.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri

Gjatë takimit të ministrave të Brendshëm të Maqedonisë dhe Kosovës, Oliver Spasovski dhe Flamur Sefaj, në dhjetor të vitit të kaluar ata thanë se nuk kanë biseduar diçka konkretisht për rastin “Monstra”, gjegjësisht për dy të arratisurit që gjenden në Kosovë.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012. Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Te të arratisurit nga drejtësia e Maqedonisë, policia kosovare kishte gjetur një arsenal të tërë armësh, të cilat Afrim Ismailoviqi i kishte arsyetuar me nevojën që të dy kishin për t’u mbrojtur, pasi siç kishte thënë ai në Prokurori, ndiqeshin nga shërbimet sekrete të Maqedonisë. Te Ismailoviqi e Demiri policia e Kosovës kishte zbuluar dy armë automatike, një pistoletë, dy bomba dore, dy siguresa detonatorësh dhe 31 fishekë.

“Monstra”

Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët si dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button