Musliu u prezantua te Shkëndija

Kuqezinjtë zyrtarisht angazhojnë Visar Musliun. Mbrojtësi qendror vjen te Shkëndija në formë huazimi nga rradhët e FC Prishtinës, me opsion për blerje të kartonit të plotë të lojtarit në fund të sezonit aktual.

23 vjeçari i dalë nga shkolla e futbollit Gostivari, përmes Renovës nga një sezon ishte pjesë e Sent Gallenit të Zvicrës dhe Vardarit të Shkupit. Paraqitjet bindëse e kanë bërë pjesë e gjithë përfaqësueseve të reja të Maqedonisë, me U21 ishte pjesë e suksesit historik dhe pjesëmarrjes në Kampionatin Europian për të rinjë në Poloni, ndërsa u konfirmua standard në përfaqësuesen A në fund të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”.
Pas Bilallit, Adilit, Mustafit, Sadriut dhe Wakilit, Musliu është futbollisti i gjashtë që bashkohet me Shkëndijën në këtë afat kalimtar, me çka mbyllet merkatoja e kuqezinjëve për gjysmësezonin pranveror ku kërkohet titulli i kampionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button