Çfarë orar pune ka në Evropë dhe si është definuar?

Sindikata gjermane I-Ge Metal po zhvillon betejë me punëdhënësit për ulje, nën kushte të caktuara, të javës së punës deri 28 orë në sektorin metalurgjik. Frans Pres kreu kontroll të orarit të punës në disa vende në Evropë:

Orari i punës i caktuar me ligj dhe maksimumi i tij

Në Francë kohëzgjatja e orarit të punës, i caktuar me ligj, mbi të cilin orët llogariten si shtesë, është 35 orë, por në shumicën e vendeve ai është 40 orë.

Ashtu është edhe në Itali, Poloni, Austri dhe Spanjë. Gjatë krizës u lidhën kontrata të përkohshme në disa kompani spanjolle dhe atë më së shumti në sektorin automobilistik, në mënyrë që të ulet numri i orëve të punës me qëllim që sërish të evitohen largimet, shkruan AFP.

Në Poloni në kontratën për punësim mund të kyçet klauzola për javë pune mbi 48 orë, siç është për shembull në sektorin shëndetësor, ku ka mungesë të mjekëve.

Ауди работници на пауза

Në disa vende kohëzgjatja e orarit të punës nuk është caktuar me ligj të posaçëm. Ashtu është në Gjermani dhe në Finlandë, ku organizatat nga secila industri e zgjidhin atë çështje.

Në Britani të Madhe ligji e cakton vetëm kohëzgjatjen maksimale të javës së punës prej 48 orëve nga viti 1998. Krahas gjithë kësaj, mund të punohet edhe më shumë, nëse punëtori dëshiron ose madje nëse tenton punëdhënësi (në atë rast punëtori ka të drejtë të refuzojë). Tejkalim nuk mund të ketë në disa sektorë (kompanitë ajrore, marinë ose në disa sektorë të transportit të udhëtarëve). Për punëtorët, të cilët janë nën 18 vjeç, pragu është vendosur deri në 40 orë në javë.

Java e punës prej 48 orëve është maksimumi i caktuar nga Brukseli (ka edhe përjashtime).

Kjo kohëzgjatje e javës së punës dhe pragjet e lejuara maksimale nuk e reflektojnë javën e vërtetë të punës që mund të nxisë debat publik në vende të ndryshme.

Orë plotësuese

Në Britani të Madhe ligji nuk parashikon orë plotësuese, por kompania ose marrëveshja kolektive mund ta bëjnë këtë.

Në Gjermani dhe në Itali në marrëveshjen kolektive përcaktohet edhe paga.

Работници Германија

Në Francë, lirimi nga tatimet e shpërblimeve për orë plotësuese, që është vendosur midis vitit 2007 dhe vitin 2012, është pezulluar gjatë qeverisjes së presidentit Fransoa Olland. Shefi aktual i shtetit Emanuel Makron në programin e tij nuk ka paraparë kthim të kësaj praktike. Megjithatë, ai premtoi se do të ketë lirim nga tatimet e kontributeve sociale për ato orë shtesë, që gjithashtu ishte në fuqi gjatë qeverisjes së Nikolla Sarkozi.

A ekziston debat?

Në Austri u mbajt një debat. Vetëm ndryshe nga situata në Gjermani, bëhet fjalë për zgjatjen e kohës maksimale të punës. Qeveria e re e koalicionit të djathtë dëshiron ta rrisë atë deri në 12 orë në ditë ose 60 orë në javë (krahasuar me 10 dhe 50 orë respektivisht). Ky propozim u mirëprit nga punëdhënësit dhe u kritikua nga sindikatat.

Në Finlandë, Qeveria centriste e Juha Sipele, kabineti i të cilit ishte simpatizant i masave të rrepta  të kursimit,  nënshkroi një “pakt të konkurrencës” në qershor të vitit 2016, i cili për një pjesë të madhe rriti numrin e orëve të punës të punonjësve për 24 orë në vit pa u paguar këto orë. Rezistenca ishte e dobët, sepse pas disa viteve të recesionit, finlandezët u bënë tolerantë.

Në Francë debati për javën e punës prej 35-orëve rregullisht rinovohet sidomos para  zgjedhjeve, por heqja e saj nuk parashtrohet si problem. Edhe Qeveria nuk ka për qëllim që ta reformojë. Kompanitë tashmë i përdorin opsionet e shumta për aktivitete më fleksibile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button